Rss Feed Tweeter button Facebook button Technorati button Reddit button Myspace button Linkedin button Webonews button Delicious button Digg button Flickr button Stumbleupon button Newsvine button Youtube button
click here to contact us

Notice: We are happy to suggestions about the website and any new features that we can add contact us by emailing us on admin@shefdomi.com or info@thealbanian.co.uk

Suksesi i politikës milosheviçiane me rënien e numrit të shqiptarëve në Kosovë

Nga: Nexhmedin Spahiu

Sikur mos t’ishte politika e Millosheviqit për boshatisjen e shqiptarëve nga Kosova, në regjistrimin e 2011-shit Kosova do t’i kishte 3.2 milion banorë

Kosova ka rreth 1.7 milion banorë. Ky është rezultati i regjistrimit të popullsisë më 2011. 30 vite më parë Kosova kishte 150 mijë banorë më pak. Kjo të jep përshtypjen sikur Kosova është Skandinavi ku mortaliteti është më i madh se nataliteti dhe vetëm ardhjet e azilantëve nga mbarë bota e mbajnë numrin e qëndrueshëm të popullsisë.

politika e milloshevicit Suksesi i politikës milosheviçiane me rënien e numrit të shqiptarëve në Kosovë

Nataliteti prej 3% siç e pat Kosova për 3 dekada dyfishon popullsinë e një vendi/Kosova gjatë këtyre 30 viteve kishte shtimin e popullsisë rreth 3% në vit. Rrjedhimisht numri i popullsisë për 30 vite (30 X 3% = 90 % plus shtimi progresiv ne përqindje) është dyfishuar. Kosova më 2011 duhej t’i kishte 3.2 milion banore. Dhe tani të gjithë pyesin ku u ”avulluan” 1.5 milion banorë të  Kosovës. Lufta i mori rreth 15 mijë veta, qe i bien vetëm 1% e këtij numri të “avulluar”.  Ku mbetën 99% të këtij 1.5 milionshi? Vallë kaq shumë banorë kosovarë i mori mërgimi gjatë këtyre 3 dekadave?

500 mijë azilkërkuesit kosovarë/Përllogaritjet tregojnë shifrat rreth 500 mijë azilkërkuesve kosovarë gjatë 3 dekadave. Çka harrohet këtu? Harrohet se këta 500 mijë veta ishin pikërisht brezat që ishin në pjellori e sipër: të rinjtë pak para martese ose sapo të martuar. Kjo ishte pjesa më vitale e popullsisë së Kosovës. Kështu, nëse kanë mërguar 500 mijë veta të kësaj kategorie është e pritshme që ky numër të jetë trefishuar në mërgim në ndërkohë që shtimi brenda në Kosovë mezi ka zëvendësuar të mërguarit.

Shembulli i familjes sime/Për të parë se si duket kjo në terren do ta marr shembullin e familjes sime. Më 1981 ne u regjistruam 10 veta. Gjyshi, gjyshja, baba, nana, tre vëllezërit dhe tri motrat. Çfarë ndodhi gjatë këtyre 3 dekadave (1981-2011). Gjyshi e gjyshja vdiqën. Tri motrat u martuan dhe shkuan në familjet tjera dhe tri nuse erdhën në familjen tonë.                                 Që të gjithë ne, bashkë me nuset tona, lëshuam Kosovën më 1991. Mbetën në Kosovë vetën baba e nana. Secilit nga ne i lindën nga 2 fëmijë. Unë me gruan time u kthyem në Kosovë kurse 2 vëllezërit me familjet e tyre ngelën në mërgim.

Ne regjistruam ata që mërguan por jo edhe fëmijët e tyre/Në regjistrimin e vitit 2011 u regjistruam 6 veta (baba, nana, unë, gruaja dhe 2 fëmijët), 2 vëllezërit i regjistruam si diasporë, por jo edhe 4 femijët e tyre të lindur në Përendim.

Kështu, sikur mos t’ishte politika e Millosheviqit për boshatisjen e shqiptarëve nga Kosova, në regjistrimin e 2011-shit ne do të regjistroheshim 14 veta (baba, nana, 3 vëllezërit, 3 nuset dhe gjashtë fëmijët) por tani u regjistruam vetëm 6 veta dhe vetëm 2 si diasporë.

Kjo fotografi familjare është plotësisht e përputhshme me shifrat e përgjithshme të regjistrimit në Kosovë. Lexues të nderuar, secili nga ju bëjeni një këso llogarie në familjet tuaja dhe pak a shumë do të jetë kjo situatë. Kësisoji e kuptoni pse Kosova e 3.2 milion banorëve ngeli 1.7 milion.

Rezultati i politikës së Millosheviqit/Sikur mos t’ishte politika e Millosheviqit nuk do t’ishte ndalur as zhvillimi i shkollave, bizneseve etj, kosovarët do të zgjeroheshin drejt territoreve rrallë të banuara të Serbisë dhe nuk do të asimiloheshin siç po asimilohen dalëngadalë ata që kanë ngelur në mërgim.

Dikush do t’thotë se çfarë lidhje ka numri i popullsisë me kualitetin e popullsisë për shtet formim e komb-formim? Ka lidhje, por jo direkte. Numri më i madh, konkurrenca më e madhe, dhe shndërrimi i sasisë në cilësi dhe anasjelltas.

Ndërhyrja në fazën e masës kritike të zhvillimit të Kosovës/Një tjetër fakt është se në ndërkohë, me një ballafaqim kaq të dendur me Përendimin, kosovarët janë civilizuar dhe, më tutje, nataliteti i tyre nuk do të jetë si më parë, por do të jetë si ai i Evropës.

Kësisoji, Serbia ka siguruar që territori i saj të mos jetë i dyndur nga shqiptarët. Pra Millosheviqi ka vepruar pikërisht kur shqiptarët e Kosovës ishin në fazën e masës kritike të zhvillimit. Ky edhe ishte qëllimi i politikës së tij i shprehur në mënyrë eksplicite në memorandumin e Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë.

Related posts:

Lidington- tahirit “Mbështetja britanike Për Kosovën nuk do të mungojë”
Enlargement Strategy and Main Challenges 2011-2012 (Albania)
Shtetësi britanike pas 5 vitesh? Qeveria pritet të anulojë këtë ligj

Tags: , , ,



Foto Lajm (Kliko Ketu)

 
Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi Thealbanian.co.uk and facebook.com/shefdomi cameron-ne-rradhe dsc09117 dsc09116 dsc09115 dsc09113 dsc09111 dsc09108 dsc09107 dsc09103 dsc09102 dsc09100 dsc09097 dsc09095 dsc09094 dsc09091 dsc09089 dsc09087 dsc09086 dsc09076 dsc09075 dsc09074 dsc09072 dsc09065 dsc09063 dsc09060 dsc09057 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-7 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-6 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-5 plani-i-ri-urbanisitik-i-tiranes-4

Leave a Reply

Copyright © 2010 The Albanian ne Londer -. All rights reserved.
Designed by shef domi. Powered by albaniancontacts.com.

 

Ky portal mirmbahet nga gazeta "The Albanian" ne Mbreterine e Bashkuar. Materialet dhe informacionet ne kete portal nuk mund te kopjohen, shtypen, ose te pedoren ne forme tjeter per qellime perfitimi, pa miratimin e drejtuesve te "The Albanian".


The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP

info@thealbanian.co.uk

admin@shefdomi.com