Të tjera akuza të rënda për Saimir Tahirin. Alban Beshiri: Përdor Shullazin për punë të pista

Alban Beshiri, është nga Tirana dhe jeton prej 17 vitesh në Londër. Eshtë me pasaportë britanike, një qytetar anglez prej afro dy dekadash. Ai rrëfen sorollatjet e drejtësisë në Shqipëri, dhunën e policisë, përpjekjen për të ngritur akuza më dokumenta false, kanosjet e personave të inkriminuar me lidhje me pushtetin, si dhe episode sipas tij, të trafikut të vizave britanike në Tiranë, ku ai thotë se ka dijeni për miq të tij që kanë paguar mijra euro për të marrë viza. Alban Beshiri bën akuza të rënda edhe ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Thotë se ai përdorte Emiljano Shullazin për punë të pista dhe se Shullazi i kishte shkuar enkas në lokalin ku apo po drekonte, në formë presioni. Thotë edhe se Shullazi u vendos gjoba “atyre të PD -së”. Këto kallzime ai i ka bërë edhe në Minsitrinë e Jashtme Angleze, ku i kanë kërkuar dokumentacion e të dhëna dhe kanë shqyrtuar e investiguar denoncimin konkret. Intervista me Alban Beshirin, është bërë jashtë vendit nga gazetari Basir Çollaku dhe është botuar në Gazeta Shqiptare.

Ju jeni person në kërkim ndonëse keni kryer një dënim në Shqipëri, përse jeni ende në kërkim në Shqipëri?

Unë kam pasur një denoncim nga ish-bashkëshortja ime dhe kam kryer një dënim në Shqipëri, kam bërë tre javë burg, tre muaj arrest shtëpie edhe pastaj pesë ditë të tjera, sepse nuk ishin llogaritur mirë ditët e dënimit nga prokuroria dhe gjykata. Këto pas ankesës që kam bërë te Prokurori i Tiranës, i cili më përgjigjet se vepra juaj është pjesë e amnistisë dhe ju keni edhe pesë ditë burg për të kryer. U ktheva në Shqipëri dhe bëra ato pesë ditë burg siç më kishte thënë prokuroria. Kështu do të dilja nga burgu me 16 dhjetor të vitit 2014.

Dolët? 

Jo. Nuk dola. Na ndodhi një problem. Unë kam qenë në komisariatin nr 6 në Tiranë. Ndodhën shumë probleme, por po kujtoj njërin prej tyre. Kishim një burrë të vjetër në qeli, ai pati probleme me shëndetin, i ra si tip infrakti dhe unë u mundova ta ndihmoj, u përpoqa, u thashë policëve merreni ndihmojeni se po vdes. ndërsa ata qeshnin e zgërdhiheshin. Më në fund pas 30 minutash e kapën zvarrë për këmbësh dhe e hodhën në një makinë policie dhe e dërguan në spital.

Në çkushte ishit në qeli?

Kushtet ishin të tmerrshme, po flinim në tokë, as krevat, as batanije, shiu binte komplet brenda, pa dritare, ishte tmerr.

Kërkuat t’ju dërojnë diku tjetër ose përmirësojnë ndonjë kusht?

Po kërkova qe të na çonin në një qeli ku mund të rrijë normalisht dhe të kaloja ato ditë sipas vendimit të gjykatës dhe prokurorisë. Por ata më thanë pusho, rri urtë dhe asnjë lloj reagimi tjetër. Rreth orës 21 të darkës kanë ardhur tre persona nga Avokati i Popullit,

Përse kishin ardhur?

Ata kishin ardhur për çështjen e atij burrit të vjetër, që i ra infarkt dhe u futen në qeli, Unë u ankova duke ju thënë se e shikoni ku jemi, ku do të ulemi, ku do të flemë. Njëri nga ata, një grua, më tha se do të largoheni shumë shpejt nga këtu, por do të pisni pak. Ata shkuan të flisnin me drejtuesit e policisë në atë komisariat ku ne ndodheshim, duke ju thënë atyre se ketu nuk jetojnë dot kafshët, jo njerëzit, ndaj duhet ti largoni prej aty. Sidomos këtë që është me pasaportë britanike, se mund të vijnë përfaqësues të ambasadës dhe nëse e shohin në këtë lloj qelie..

Ju jeni me paspaortë britanike

Po

Prej sa vitesh?

Kam 17 vjet që jetoj në Angli.

Dhe sa herë ktheheni në Shqipëri shpallemni në kërkim?

Po. Eshtë vertet e çuditshme.

Po si reagoi policia pas kërkesës së përfaqësuesve të avokatit të popullit?

Ato pas asaj bisede u larguan. Në ora 10 të mbremjes u ndërrua turni i policëve. Kërkova sërish që të na ndihmonin me ndonjë batanije, apo diçka ku të shtriheshim. Po ngrinim mga të ftohtit dhe i thashë rojës së shërbimit se ne na kanë thënë se do t’ju lëvizim prej këtu për në ndonjë qeli tjetër, se ktu është tmerr, a ka mundësi të na çoni. Nuk i ndjej fare gishtat e këmbëve po vdesim nga të ftohtët.  Ose na sillni ndonjë furnelë apo ndonjë mjet ngrohës.

Si reagoi?

Nisëm të grindeshim me fjalë. Në ato momente po shkembenim fjalë me nerva dhe po shanim të dy. Unë i thashë qeveri ordinere, shtet ordiner dhe ashtu i tronditur i dhahsë gojës. Në atë moment hapet dera dhe njëri nga personat që hynë brenda më qelloi me shpullë ndërsa personi tjetër më gjuajti me grusht në kokë. Më qelloi fort në kokë sa i hengër krahu dhe unë u mbështeta në mur nuk shikoja më asgjë. Për afro tre minuta nuk po shihja asgjë ngela i bllokuar fare.

E dini kush janë këta policë që kanë ushtruar dhunë ndaj jush në komisariat?

Nga sa unë kam marrë vesh pastaj edhe nga familjarët e mi, njëri e ka emrin Sinan Kryeziu, ndërsa tjetri, Vahid Bekteshi.

Ç’ndodhi pasi ju goditën?

U kërkova të më dërgonin në spital, sepse kisha dhimbje koke. Më thanë se do të të çojmë por do të presësh pak, por nuk ndodhi asgjë.

Kaluat natën aty edhe pas ushtirimit të dhunës?

Po po, aty.  Pa batanije pa asgjë, shtrirë në tokë. Kur jam çuar në ora katër apo pesë e mëngjesit isha ngritë krejt nuk lëvizja dot. Isha bërë sikur të më kishin futur në një frigorifer. Muret nxirrnin avull.

Erdhi njeri t’ju shohë?

Jo jo. Mua më mbajtën aty. Rreth orës gjashtë të mëngjesit ndërrua sërish turni dhe unë kërkova përsëri të shkoj në spital, sepse kisha shumë dhimbje koke po përsëri nuk me dërguan.

Kujt i thatë?

Atij personi që ishte roje i qelisë. Ai mu përgjigj se detyra e tij ishtë të vinte në dijeni dhe sipas asaj që më tha ai, kishte lajmëruar shefin e komisariati dhe po prisnin. Nuk erdhi askush. Kërkova të shkoj në tualet dhe erdhi njëri nga ata që më qëlluan. Njërin nuk e njoh edhe sot si fytyrë, sepse ishte me maskë kur hyri ë qeli dhe më qëlloi me grusht në kokë. Ai tjetri më kërkoi falje, por unë nuk i dhashë asnjë lloj përgjigje.

Prapë nuk ju dhanë ndihmë?

Aspak. Kishin ardhur të gjithë në punë dhe më shikonin se isha dhunuar. Aty pashë një oficer policie që ka qenë në Vorë. Osman Fuçia. Ai u bërtit policëve dhe ju tha merrni urgjent mjekun, ose ambulancën për ta dërguar në spital. Unë isha krejtësisht i nxirë në fytyrë nga goditjet dhe prisja ndihmë derisa rreth orës 10 -11 më ra të fikët.

Çfarë bënë?

Më kanë kapur për këmbësh me kanë tërhequr zvarrë dhe më plasën në një makinë. Më thanë se do të të dërgojmë në spital

Të dërguan?

Jo, jo, dëgjoja nëpër radiot e tyre se po sjellim një pako dhe shoh se më dërguan të Drejtoria e Policisë në Tiranë. Gjatë rrugës ndërsa në furgon i kërkova një polici të hapte xhamin se nuk po mbushesha me frymë, e po dridhesha, ai më vuri dorën në fyt dhe më shau me fjalë të ndyra. Pastaj më çuan në drejtori dhe më plasën në një qeli.

Erdhi mjeku?

Po erdhi një doktor, që siç kam marrë vesh më vonë, quhej Osman Hoxha dhe më vizitoi. Ndërkohë sollën në qeli dhe dy a tre furnela që të ngrohesha dhe merrja disi veten, se isha krejt i ngrirë. Aty më mbajtën 30 minuta dhe më dërguan në një dhomë tjetër për të më marrë shenjat e gishtave.

Mjeku çfarë ju tha?

Ai nuk po fliste deri sa të merreshin shenjat e gishtave ndoshta, ndonëse unë mezi qëndroja dhe skisha fuqi të ngrihesha. Aty një tjetër oficer nisi të bërtasë e të më shajë çohu ordiner, ti thyej turinjtë, dhe më morën shenjat e gishtave

Vendimi i mjekut?

Vendimi i mjekut!!! Më solli ca letra përpara dhe më tha se duhet ti firmosësh këto letra. Në to ai kishte shkruar se Alban Beshiri, pretendon se është goditur nga policia, por nuk kishte shënuar se isha goditur nga policia. Më tha që ta firmosja se pastaj do shkonim në spital

Si vepruat?

I thashë, zotëri unë nuk mund të firmos, sepse ju thoni unë pretendoj se më kanë goditur, ndërkohë që ju e shihni që unë jam me shenjë, jam i nxirë nga goditjet, ndaj nuk mund ta firmos. Dy policët më thanë “të lutem tani hidhe firmën, se ti je çun nga Vora nuk je malok. Hidhe firmën se do të na hapësh probleme”. Por unë nuk firmosa. Mjekut i thashë më bëj foto, ma jep ta kem unë dhe pastaj e hedh firmën. Mjeku më tha që nuk lejohet të bëhet foto dhe kështu unë refuzova firmën

Pastaj çfarë ndodhi?

Më dërguan në një qeli dhe qëlloi të isha përsëri me të njëtin person që kishte pasur probleme me zemrën. Ai nisi të qantë sepse dhe atë e kishin rrahur, sepse nuk qëndronte dot në këmbë e kishin transferuar nga spitali në orën 2 të natës.

Çfarë ndodhi me ju më pas?

Ditën e tretë ka ardhur një oficer, që dukej se ishte epror, sepse roja më tha ky është drejtori dhe këtij mund ti thuash për ankesën që ke për të shkuar në spital. I tregova se çmë ka ndodhur dhe i thashë edhe atij, që kërkoj të shkoj në spital. Pasi më pa doli. Nga dera e hapur e qelisë dëgjoja që bërtiste përse e keni sjellë Alban Beshirin në këtë gjendje ktu. Merreni hidheni prapë të 6-a, ata e kanë bërë në këtë lloj gjendjeje, ata le ta marrin përsipër.  Ju nuk duhet ta kishit pranur ta sillnin këtu, merreni e kthejeni prapë mbrapsht. Ata i thanë së bashkë me mjekun, Osman Hoxha, se po ta çojmë prapë atje do të vdesë, më mirë ta mbajmë ktu se e mbajmë ngrohtë.

Mbaruat pesë ditëshin sipas shkresës së prokurorit të rrethit?

Po e mbarova këtë pesë ditesh dhe prisja që të dilja nga qelia. Rreth orës 11 ka kaluar oficeri të më shohë dhe ishte bashkë me mjekun Osman Hoxha, i cili i tha jo jo nuk bën, është akoma me shenjë, e ka syrin e nxirë. Dhe u largua.

Dolët?

Polici që ishte me mjekun ndërkohë bëri një telefonatë dhe erdhi te unë. Prisja të dilja nga ora katër e asaj ditë dhe më thanë se letrën e daljes do të shkosh ta marrësh në Vaqarr.

Po përse në Vaqarr?

Nuk e di arsyen fare. Më morën tre policë më futën në një furgon dhe më çuan në Vaqarr. ndërkohë që unë prisja letrën për të dalë me vjen një person, e më thotë unë jam jurist. Ti nuk do të dalësh sot, por do të bësh edhe dhjetë ditë të tjera burg, sepse të është llogaritur amnistia gabim.

Ishte bërë gabim?

Nuk besoj ta kenë llogaritur gabim. Ata kishin frikë sepse unë isha ende me shenjë dhe do të shkojë nga burgu direkt të ambasada britanike

A kërkuat gjatë kësaj kohë interesine ambasadës angleze, meqe jetoni prej 17 vitesh në Angli jeni pasaportë angleze, qytetar britanik, jeni dhe taksapagues në këtë vend, vetëm vitin e kaluar sipas dokumenteve që ju paraqisni keni paguar mbi 7000 paund taksa?

Ditën e dytë që ndodhesha në drejtori erdhi një person që kish bërë aksident. Atij që do të dilte i kërkova të më ndihmonte të shkonte deri në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe të thoshte se Alban Beshiri qytetar birtanik është rrahur dhe dhunuar në drejtori dhe kërkon një përfaqësues nga Ambasada,  interesohet te më sillnin një mjek. Personi doli, por me sa duket nuk më ndihmoi të bënte këtë njoftim sepse nuk erdhi ndonjë përfaqësues i ambasadës që unë e prisja nga dita në ditë.

Po ju përse nuk kontaktuat vetë, nuk ju krijua mundësia të telefononi dhe lajmëroni?

Faktikisht, te dera e qelisë ishte një letër e madhe ku shkruhej  për të drejtat që kanë të arrestuarit qoftë vendas apo të huaj Por mua nuk më lejuan të flas. Më thanë se ti nuk ke të drejtë as për avokat, as të flasësh me ambasadën. Ky është urdhëri për ty. U kërkova të ma jepnin me shkrim këtë urdhër. Polici më tha që unë lajmëroj dhe zbatoj urdhërat që më japin nga lart.

Po familjarët tuaj nuk mundën të kontaktonin?

Jo. Mua nuk më lejonin të dërgoja asnjë mesazh as për avokat as peër ambasadën angleze.

Dhe dolët me 26 dhjetor?

Po, donim prapë ta shtynin edhe një ditë, nuk e di se çfarë llogarish nuk ju dilnin. Do dilja në një komision tjetër ndoshta. Kishte ardhur të më merrte ime motër. Ishte prezent dhe një mjek dhe tre policë. Doktori më tha Alban, mos u mërzit se do të rregullohet gjithçka, çfarë problemi ke. I thashë se kam gjithnjë dhimbje të forta koke dhe dua të shkoj në spital.

Ju lanë?

Jo, më tha sot se bëjmë dot por nesër do të shkosh patjetër. Pastaj nxori një kokërr, ilaç gjoja se di por ajo ishte me efekt shumë të fortë, një kokërr e verdhe që ai ma dhe për të më pushuar dhimbjet e kokës. E piva. Ajo më tërboi më fort me dhimbje, nuk e di se çfarë më kanë dhënë .

Dolët?

Dola më në fund dhe me tre janar do të shkoja në Angli, por preva biletë tjetër për me datë 28 janar, sepse kisha frikë mos më sajonin një rreng me letra false.

Ju kishin bërë herë tjetër? Kishit akuzë tjetër, çfarë shkresash pretendoni se janë false?

Në dhjetor 2012 ku jam arrestuar për herë të parë, më ka ardhur një oficer policie, me fotokopje të pasaportës shqiptare dhe me tha se kjo është fotokopje e paspaortës tënde, ja ku janë hyrje daljet e tua nga vendi dhe akuzohesh se ti ke hedhur tritol në një garazh në Vorë

Si u përgjigjet?

U habita vërtet. Zotëri i them, unë nuk kam pasaportë shqiptare, por angleze. Dhe në këto data që ju pretendoni unë kam qenë në punë në Londër. Vendi ku unë punoj atje, është i gjithi nën sistem vezhgimi me kamera dhe mundet të provohet lehtësisht se kam qenë në Angli dhe jo në Shqipëri dhe pamjet filmike, regjistrimet e kamerave, në atë punë ku unë jam, ruhen nga tre deri në pesë vjet, mund të merreshin me një kërkesë zyrtare nga institucionet e drejtësisë.

Si veproi policia pastaj?

Kjo ishte në dhjetor 2012. unë aso kohe njoftova Ambasadën Britanike dhe ata erdhën te 302 ku ndodhesha unë. Fillimisht u tremba se thashë do më marrin pasaportën angleze. kur i kërkova oficerit të policisë, se çfarë janë këto shkresa false, më tha është shteti kurvë anglez që të ka dhënë pasportë ty, se ti kisha thyer brinjët dhe iku me gjithë dosjen false, që kishin bërë për një akuzë tritoli që unë e paskam vënë nga Londra në Tiranë.

Në këtë rast ju erdhën.

Po erdhën.

U interesuan më tepër?

Jo, sepse në atë periudhë kishte ca probleme hajdutësh dhe me ata.

Konkretisht çfarë doni të thoni?

Aty ka qenë një kokmadh me syze që dilte e bëntë ndonjë punë

Çlidhje ka kjo, çfarë pune?

Të shisnin ndonjë vizë dhe nuk ju interesonte shumë për ndonjë konflikt tjetër si ai që prezantova unë.

Kjo është akuzë e rëndë dhe nuk mund të themi thjesht se ekziston, ndonëse janë liberalizuar vizat janë sërish disa shtete që kërkojnë vizë edhe këtu kërcet leku për të marrë një vizë?

Eshtë normale kjo gjë.

Jo, normale nuk është.

Jo unë them se është normale se e kanë bërë shokët e mi, kanë  paguar. Shumica kanë paguar. Shumica e shokëve të mi kanë dhënë lek

Këto shokë e tu janë në Angli tani?

Po kanë qenë në Angli dhe janë në Angli

Po sa kanë paguar këta për të marrë vizat?

Po ka pasur raste deri në 15 mijë euro. Ka pas raste jepte një kafe 1 mijë euro dhe merrte vizë gjashtëmujore. Kjo ka ndodhur shpesh.

Kush i merrte këto para?

Nuk e di. Sekserë të ambasadës mendoj. Nuk e di si shpërndaheshin lekët dhe ku shkonin a shkonin brenda.

Po ju thoni shokët e mi?

Një shoku im që unë nuk po e përmend me emër, tre herë ka marrë vize rradhën e katërt nuk dha një mijë euro ju refuzua viza.

Personi tjetër kishte paguar 15 mijë euro?

Po e di personin që ka paguar 15 mijeë euro

E keni denoncuar këtë pretendim tuajin në Angli, atje ku ju jetoni?

Tani doja të mbyllja këto çeshtje për akuza false. Avokati më tha se kjo puna e tritolit kushton 20 mijë paund për ta mbyllur, kjo tjetra rreth pese apo gjashtë milionë lekë. Kishtë një listë çmimesh, për të mbaruar punë në gjykatë dhe prokurori…

Denoncuat në Angli këtë çështjen e vizave?

Unë gjithë këtë ia kam shpjeguar deputetit të zonës, ia kam dërguar me shkrim. Më ktheu përgjigje se ai personalisht nuk mund të ndërhynte se nuk ishte eurodeputet, por do ta ndiqte dhe do të mundohej të më ndihmonte. Pas këtij kallzimi Ambasada Britnaike me merrte në telefon në çdo seancë gjyqsore dhe intersohej për ecurinë e procesit dhe sa para të kërkojnë për çështjen.

Pas këtij denoncimi me sa di unë nuk japin më viza angleze në Tiranë dhe procesi i vizave u zhvendos në Poloni nuk e di se si ka ndodhur, por besoj s eka ndikuar jo pak ky denoncim…

Denoncimin deputetit të zonës suaj në Angli e keni bërë me emra konkret?

Sigurisht që po, kisha emrin tim aty si kallzues dhe gjithcka edhe emrat e tjerë ua kam treguar. Kallzimin e kam bërë edhe tek Minsitria e Jashtme Angleze të cilët me thanë se duhet të bësh denoncimin në ambasadë.

Kallzuat te deputeti dhe Minsitria e Jashtme, ka pasur reagim?

Nuk mund te fajësoj shtetin anglez për këtë histori pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje, unë kam 17 vite në Angli dhe jam trajtuar si qytetar britanik dhe për mua është shteti më i mirë në botë.

Thatë që keni njoftuar dhe Minstrin e Brendshëm?

Unë Sajmir Tahirit, i kam shkruar tre letra, kam kopjet e madateve se ja kam dërguar në isntitucion, nje kopje të letrës prokurorit Petrit Fusha dhe një Ambasadës Britanike në Tiranë. Kur unë jam larguar në janar 2014, më ka shkuar policia tek shtëpia në orët e para të mëngjesit. Aty kisha dy prindërit, babain të paralizuar dhe nënën pensioniste. Kur unë isha në Shqipëri nuk më kërkonin, sapo ikja shkonin e bënin presion te shtëpia dhe prindërve të mi u kanë thënë se kështu na vjen urdhëri nga lart për të ushtruar kontroll. Ndërkohë, unë kam vajtur edhe në shkurt, edhe në prill, kur më vdiq babai dhe prokurorët ma kanë thënë se largohu, nuk kemi punë fare me ty.

Ku e ndjetë se ishte presion?

Kur me vdiq babai ne prill 2014, dy ditë më pas erdhen tre persona dhe ishin afër meje njëri nxorri armën

Përse mendoni se e kishin me ju?

Po skishte njeri tjetër aty. Ishin përballë meje. .Nuk i njihja, nuk i kisha parë ndonjëherë, nuk ishin nga Vora, me sa kuptova unë, mu dukën si policë se ishin trupa të nmëdhenj e të gjatë. U shqetësova, por nuk e bëra alarm, sepse kisha njerëz në shtëpi për vdekjen e babait,  por kuptova se ishte mesazh për mua. Përveç  Sajmir Tahirit që i kisha shkruar disa letra e kërkoja sqarime skisha probleme me njeri tjetër.

Përse mendoni dhe thoni se është ministri Tahiri? Ai smund të jetë përgjegjës për veprimet e 9 mijë policëve që ka vartës.

Kam një shok që është mik me ministrin dhe unë nëpërmjet tij kam përcjell shqetesimin tim ministrit.

Ka pasur persona të tjerë që ju kanë bërë presion dhe ju pretendoni se janë nga e njëjta adresë?

Po, atë ditë që erdhën këto policë, pas largimit të tyre, na ndërprenë energjinë në banesë duke pretenduar se jemi debitorë, ndonëse nëna ime kishte librezën ku provohej se kishim bërë të gjitha pagesat dhe nuk ishim aspak debitorë.

Nuk u ankuat në polici?

Po, të njëjtën ditë që më erdhën këto persona shkova te Komisariati gjashtë, e takova një shef policie. Pastaj dhe dikë që punonte në Drejtorinë e Policisë.

Çfarë biseduat?

Personi erdhi në Vorë. I thashë se çfarë po më ndodhte. Pastaj më tha do të të tegoj diçka por emri im nuk del. Se po doli më merr në qafë. Ai ka qenë në zyrë dhe sipas tij, ministri ka thënë se me Ambasadën e rregulloj unë ju përpiquni dhe tregooni kujdes që të mos dalë në media.

Dhe çfarë të sugjeroi njeriu i policisë?

Ai më tha Alban do të tregoij një gjë. Kujdes se mund të vijë Emiliano Shullazi. Zakonisht e përdor ministri për punët e pista!!!

Ju tha se do vijë Shullazi të të bëjë presion?

Jo ai nuk më tha se do të vijë të të bëjë presion, por vjen dhe të gjuan me armë direkt. Shiko mos dil natën rrugëve të Vorës. Më tha, se i sakatoi këto, sidomos këto të PD me gjoba, kështu më tha ai.

Kujt atyre që janë me biznes?

Këtyre të PD tha ai, zakonisht kur nuk ulin kokën, sipas asaj që më tha ai, kështu veprohej, këto të PD që nuk ulin kokën i ka kref me gjoba, prandaj kujdes se  Shullazin e përdor Sajmir Tahiri për punët e pista.

Ju e morët si këshillë ktë, e vlerësuat si rrezik apo patët rast konkret që të besonit se po thoshte të vërtetën?

Unë në afkt nuk e besoja që të kalonte ministri këtë vijë të kuqe, që një personi me pasaportë angleze ti dërgonte Emilioano Shullazin ta kërcënonte drejtpërdrejt. Më tha të lajmëroja ambasadën, që policia pas interesimit të saj, të të ofrojë mbikqyrje, sepse po të vijnë njerëz e kërcënojnë. Megjithatë më tha paç fat.

Shkuat në ambasadë?

Po shkova, Isha dhe i stresuar, sapo më kishte vdekur babai dhe i njoftova qe po më kërcënojnë, po më vijnë persona dhe po më kërcënojnë. Më thanë merr një avokat nuk të ndihmojmë dot. Kaq ishte këshilla e tyre.

Ndodhi që kto të ishin hamendje?

Jo. Një ditë më pas, me katër miq shkova në një lokal për drekë, jashtë Tiranës, rrugës për Elbasan. Kisha marrë paralajmërim nga tre veta. Dhe aty erdhi i njëjti person për të cilin po flasim, e që mua më kishin thënë të bëja kujdes, erdhi Emiljano Shullazi.

Po aty mund të vijë kushdo?

Ndoshta. Ishin rreth 30 vete, qendruan jashtë u bllokua rruga. sigurisht u shqetësova se paralajmërimet ishin për mua, gjithçka mund të ndodhte. E kisha parë në media ndërsa nga afër asnjëherë. E mora mesazhin se për mua ishte, se më thonbin të gjithë kujdes kujdes, kështu që nuk erdhi për njeri tjetër, nishte kush tjetër aty.

I dënuar, i kërkuar, i kërcënaur, sa besoni e drejtësia shqiptare?

Jo aspak, kjo fjalë në Shqipëri nuk ekziston. Le ta sjellin dosjen në Angli, çdo shkresë e akuzë që kanë kundër meje, ta sjellin ktu, drejtësinë angleze dhe gjykatën angleze e besoj, kam shumë besim absolut tek ajo.