Të gjitha fluturimet po realizohen në Aeroportin e Prishtinës

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, menaxheri i planifikimit të fluturimeve,  Driton Hyseni.

Ai ka treguar se deri më tash janë realizuar 10 arritje dhe 15 shkuarje nga Aeroporti i Prishtinës derisa ka shtuar se për ditën e sotme janë 84 udhëtime të planifikuara, nga to 43 janë shkuarje dhe 41 arritje.

Hyseni ka treguar se një fluturim i kompanisë Turkish Airlines për në Stamboll është anuluar, por jo për shkak të kushteve atomosferike në Prishtinë, por për shkak të atyre në Stamboll.

Gjatë ditës së djeshme, ishin anuluar disa fluturime për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.