Tani të gjithë duan të jenë me Putinin

Duket se konflikti sirian ka ardhur afër fundit. Sulmet terroristë ne Paris tregojnë se ISIS po humbet terren në Siri dhe përpiqet ta kompensojë duke trembur Europën me sulme barbare.

Kjo ka bërë që kartat në tavolinën e ndërkombëtarëve të përzihen sërish. Tani të gjithë fuqitë që kanë luftuar për katër vite Assadin, përpiqen të hidhen në anijen fituese të Rusisë.

Në Francë gjithë liderët e opozitës kanë dalë në mbështetje të Rusisë, ashtu si edhe Gjermania që ka qenë neutrale deri tani dhe është shprehur në mbështetje të Rusisë dhe Teheranit.

Në SHBA kanë nisur të dalin hapur pro Putinit. Republikani Rand Paul pranoi publikisht se Amerika ka ndihmuar në krijimin e ISIS. Edhe në Itali kanë dalë në mbështetje të Rusisë figura të njohura si Romano Prodi, Enrico Letta apo Massimo D’Alema.

Reçep Tayip Erdogan ka dhënë një mesazh të fortë kundër ISIS dhe vetë Obama ka pranuar nisjen e bisedimeve me Rusinë për të gjetur një zgjidhje sa më efikase për të mposhtur ISIS. Ndërrimi i pozicionit të shumë shteteve nuk bën gjë tjetër përveçse konfirmon rolin kyç të Rusisë në luftën ndaj xhihadistëve.

Vetëm para gjashtë muajsh Rusia dhe Irani përshkruheshin si vende të izoluara ekonomikisht dhe të dënuar në recension ekonomik. Por dy fuqitë e mëdha ushtarake tashmë janë të vetmet që po luftojnë seriozisht ISIS.

Tashmë të gjithë i kanë ngrënë fjalët e tyre duke u rreshtuar në krah të Rusisë. Të gjithë përpiqen të “lajnë duart” me ato që kanë thënë për Rusinë pasi tani kanë nevojë më shumë se kurrë për të. Por opinioni pbulik nuk harron shpejt, as edhe Putin.