‘Tak-tak, jemi policia’! ‘Çunat’ dhe shtetrrethimi në Elbasan

Me qindra forca policie janë angazhuar në një aksion për të kapur personat që shkaktuan një masakër në Elbasan.

Forcat RENEA, ato të FNSH-së si dhe Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Gjithashtu kontrolle ka patur edhe në akset rrugore dhe në automjetet e dyshuara se mund të lëviznin autorët.

Sipas njoftimit të policisë, janë krehur më këmbë zona kodrinore ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët apo që mund të kishin braktisur makinën.

Me qindra forca policie janë angazhuar në një aksion për të kapur personat që shkaktuan një masakër në Elbasan.