Steven Seagal, instruktor për forcat speciale serbe?

Nga trupat e ekraneve të mëdha, tek ato të vërtetat. Kjo është sfida e radhës që mund të ndërmarrë Steven Seagal, aktor protagonist në shumë filma me aksion dhe specialist i arteve marciale.

Seagal 1Në të vërtetë, policia serbe i ka kërkuar të stërvitë pikërisht forcat e saj speciale, në veçanti duke i mësuar artin e “aikidos”, art marcial në të cilin Seagal shkëlqen. Nuk dihet akoma se cila ka qenë përgjigja e aktorit amerikan.

Seagal 2Kohët e fundit, Seagal ka qenë në Beograd për një vizitë 3-ditore. Në atë rast ka takuar kryeministrin Aleksandar Vuçiç dhe presidentin filo-rus Tomisllav Nikoliç.

Seagal 4Kryebashkiaku i qytetit, Sinisha Mali, është shfaqur entuziast: “Kur një yll i tillë vjen në Serbi dhe tregon se e do vendin dhe njerëzit tanë, mendimi i parë është për ta pasur sërish mes nesh”.

Seagal 5Nëse Seagal do të pranojë ose jo detyrën “e re”, mbetet akoma për t’u parë. Aktori në të vërtetë për vitin e ardhshëm ka një seri përkushtimesh kinematografike të paracaktuara dhe do të ishte e vështirë të përballonte dhe një tjetër impenjim.

Seagal 3