Skandali/ Një mace la “Qemal Stafën” pa drita (foto)

Pak minuta para sfidës mes Partizanit dhe Teutës mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Qemal Stafa”, energjia elektrik u ndërpre duke lënë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Ndërprerja e energjisë zgjati për rreth 18 minuta. Kjo bëri që ekipet e të dyja skuadrave të prisnin për disa minuta. Sipas punonjësve të stadiumit, një mace ra në kontakt me energjinë në kabinën elektrike, duke shkaktuar një situatë kaotike edhe tek ato pak të pranishëm në stadium – pasi skuadra e Partizanit ishte dënuar që të luante një ndeshje pa tifozë. Pas ndërhyrjes së punonjësve të stadiumit “Qemal Stafa” në nënstacionin elektrik, energjia u rikthye dhe ndeshja filloi me disa minuta vonesë./panorama sport/

Untitled-2

qemal-stafa