Skandali në gjykatën e Pukës, Prokuroria 16 vite burg për 5 të pandehurit

Prokuroria e Shkodrës kërkon 16 vjet burg për pese nga të pandehurit lidhur me skandalin në gjykatën e Pukës, të bërë publik 7 muaj më pare.

Organi i akuzës ka bërë sot publike konkluzionet përfundimtare në gjykatën e Shkodrës për 5 të pandehurit mes tyre dhe 2 avokatëve Fran Dashi, Fariz Xhurxhi si dhe dy punonjësve të gjykatës Pukë Liljana Shijaku dhe Miliha Kuka.

Në total prokuroria ka kërkua 16 vite burg për katër prej të pandehurve, ndërsa me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar pritet që ky dënim të ulet me 1/3, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga gjykata.

Në grupin e të pandehurve janë dhe prokurori i rrethit Pukë, Pëllumb Premçin dhe ish-kreu i gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi, për të cilët akuza është korrupsion pasiv, por ende për këta shtetas nuk është arritur në kërkesën përfundimtare para gjykatës ndërsa procesi ndaj tyre është i hapur.

Skandali i gjykatës së Pukës detyroi prokurorin e përgjithshëm të lirojë menjëherë nga detyra Pëllumb Premçin prokuror rrethi në Pukë si dhe këshillin e lartë të drejtësisë të shkarkojë Gjykatësin Shtjefën Lleshi.Këta të fundit deklarojnë se janë të pafajshëm.

Gjykimi për këta shtetas nisi në Gjykatën e Tiranës, por me një vendim të ndërmjetëm u transferua në Shkodër pasi vepra penale është kryer në Pukë, territor që mbulohet nga Gjykata Shkodër ku dhe po kryhet procedurat gjyqësore.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra të rënda penale si “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” apo “Mashtrim për qëllim përfitimi”.
Dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë ndërhyrë në procedurat ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” me qëllim përfitimin e shpërblimit financiar.