Skandal në Durrës: Gjykatësja e marton pa e ditur për t’i marrë pronën

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Durrësit, raporton News24.

Një qytetare thotë se e kanë martuar me një person tjetër, në fshehtësi të plotë, me qëllim grabitjen e pronës së saj.

Gjykatësja Flora Hasimi ka martuar një 63-vjeçare pa dijeninë e saj.

Luljeta Hoxha thotë se qëllimi është grabitja e pronës.

“Unë kam 28 vjet e martuar me Luan Hoxhën, por gjykatësja më ka martuar në fshehtësi me Gëzim Xhuretën, me qëllim grabitjen e pronës”.

“Gëzim Xhuretës i bleva pronën 12 vjet më parë. Martesa me të është false, gjykata më martoi me shitësin e pronës. Kjo është një martesë fiktive, për të më grabitur pronën. Vendimi i gjykatës është zbardhur më 30 dhjetor. Do i drejtohem KLD-së dhe prokurorisë”, thotë Hoxha.