Si të kurseni 70% të internetit mobile në pakon tuaj?

Përdorimi i internetit nga pajisjet mobile është duke u rritur tejet shumë, dhe që nga fillimi i këtij viti, Google ka menduar për ta zgjidhur problemin e shpenzimit të pakove të internetit në mobil.

Në fakt, gjiganti amerikan i teknologjisë ka prezantuar një tipar të ri të quajtur Data Saver, i cili iu kushtohet atyre që duan të kursejnë pakot e tyre të internetit në mobil dhe të shpenzojnë më pak.

Por tani me konkurrencën e re që po i vjen nga Opera me sa duket Google i ka shtuar përpjekjet e saj për realizimin e plotë të iniciativës së saj për kompresimin e të dhënave.

Dje gjatë ditës Google ka thënë se Chrome Data Saver Mode tashmë është përditësuar në Android dhe se me këtë veprim, rreth 70 për qind e konsumit të të dhënave në pajisje mobile do të zvogëlohen.

Prandaj të gjithë ju që e keni shfletuesin e Google, Chrome në pajijsen tuaj mobile, përditësojeni atë në versionin e ri për të kursyer internet.