Si ta mbroni lëkurën gjatë dimrit?

Dimri dhe lëkura nuk janë miqtë më të mirë. Në këtë kohë të vitit, është betejë e pashmangshme lëkura e thatë. Kur temperaturat bien, mjedisi i thatë dhe mungesa e hidratimit bëjnë që lëkura të plasaritet kryesisht në duar dhe këmbë. Si të parandaloni që dimri të shkaktojë dëmtimin e lëkurës tuaj?

– Hidratoni lëkurën: Përdorni produkte që janë të destinuara për llojin e lëkurës tuaj. Përdorni losion për trup dhe krem për fytyrë menjëherë pas dushit. Në këtë mënyrë, lëkura juaj mban më shumë lagështi, e cila kontribuon në përmirësimin e saj.

– Merrni me vete kremin për duar: Ruani duart tuaja. Le të jenë të buta dhe të lëmuara, duke pasur gjithmonë krem për duart në çantën tuaj.

– Mos bëni dush me ujë të nxehtë: Ne e dimë se gjatë dimrit është mirë të bëjmë një dush me ujë të nxehtë, por kjo do të thajë lëkurën tuaj edhe më shumë. Uji i nxehtë largon vajin natyral nga lëkura, kurse sa më pak vaj të përmbaj, lëkura bëhet më e thatë.

– Shpëtoni nga zona e thatë rreth syve: Përdorni preparatet që përmbajnë vazelinë, për të parandaluar lëkurën e thatë rreth syve. Shmangni aplikimin e gabuar të pudrës pluhur ose korrektorit, duke e mbajtur këtë zonë të hidratuar.

– Kremi për pastrimin e makijazhit: Përdorni losion për të hequr grimin që përmban shumë krem në vetvete. Lehtë mund të hiqni grimin dhe të shmangni fërkimin e mëtejshëm. Kjo gjithashtu mban lëkurën tuaj të butë dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

– Mos i depiloni shpesh këmbët: Qimet mund të jenë të shëmtuara, por nuk keni nevojë që për çdo ditë t’i hiqni ato. Nuk ka rëndësi nëse e bëni atë me një brisk rroje ose dyllë, pasi kjo bën të hiqet një pjesë e lëkurës, gjë e cila çon në zbokth.