Si mund të shmangni ngrirjen e karburantit në këto temperatura të ulëta

Për të shmangur problemin e ngrirjes së karburantit dhe problemet e mëdha që po i shkakton ky i ftohtë tek makinat, përdorni këto këshilla.

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta që po mbizotërojnë këto ditë, shumë pronarë të makina kanë përjetuar problem me ngrirjen e karburantit, por për fat të mirë ky problem mund të zgjidhet shumë shpejt.

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur ngrirjen e karburanteve është që ta mbushni rezervuarin e naftës të tërin pasi po të ketë më pak naftë ekziston më shumë mundësia që acari ta ngrijë atë. Gjithashtu, ju mund të merrni lëng të gatshëm që ndihmon në parandalimin e ngrirjes dhe bllokimin e tubacionit të karburantit.car-275924_960_720Nëse ju nuk keni vend për ta parkuar makinën brenda diku në garazh, por makinës suaj i duhet të qëndrojë një kohë të gjatë e parkuar në një hapësirë të jashtme, atëherë preferohet që të ndizet makina më shpesh gjatë ditës dhe natës, në mënyrë që të mos harxhohet akumuluesi.