Si e detyroi Polanski të shoqen të bënte orgji

Sharon Tate, modele dhe aktore amerikane, e njohur mbi të gjitha si bashkëshortja e regjisorit Roman Polanski, ishte e fiksuar pas meshkujve dominantë.

Në një libër të shkruar nga Ed Sanders për jetën e saj, thuhet se regjisori e kishte zhytur atë në një botë të mbushur me orgji, afera, video seksi dhe poshtërime.

Historia e jetës së saj, deri kur u vra nga banda djallëzore e Charles Manson, të lë me gojë hapur.

Babai i saj, Paul, ishte kapiten në ushtri dhe vazhdimisht mungonte në shtëpi.

Nëna e saj, Doris, e çonte vazhdimisht vajzën e saj të vogël në konkurse bukurie.

Kur ishte vetëm 6 muajshe, ajo u shpall Miss Bebja në Dallas.

Ishte fillimi i një jete përpara kamerave.

Ajo fitoi konkurse bukurie në SHBA dhe në Europë.

Por jeta nuk ishte vetëm kurora dhe rroba të bukura.

Autori thotë se Sharon u përdhunua kur ishte 17 vjeç, teksa kishte dalë me një ushtar në Itali.

Ajo e mbajti sekret deri në momentin kur ia besoi Polanskit këtë fakt.

Ai tha se kjo gjë “nuk e kishte dëmtuar emocionalisht Sharon-in”.

Në vitin 1963, ajo hyri plotësisht në botën e modës, por donte dëshpërimisht të bëhej aktore.

Ajo u lidh me aktorin francez, Philippe Forquet.

Afera e tyre vazhdoi deri në një propozim për martesë, mes spekulimeve se çifti zihej vazhdimisht dhe rriheshin.

Forquet në një rast tha se ajo e kishte prerë në gjoks me një shishe të thyer vere.

Tate u nda me aktorin francez dhe vazhdoi sërish historinë me meshkuj dominantë.

U lidh me aktorin Steve McQueen, u fejua me Jay Sebring dhe më pas nisi aferën e saj të fundit, me regjisorin Roman Polanski.

Të dy u njohën në Londër dhe Sharon nisi për herë të parë të “aktronte”.

Në fakt bënte video seksi në shtëpi me Polanskin dhe ky i fundit ua tregonte shokëve.

Polanski filmonte orgjitë në shtëpinë e tyre dhe ua tregonte videot njerëzve në festa.

Më vonë u tha se ato ishin filma porno sadomazokistë me shumë fytyra të njohura të Hollivudit.

Sharon ishte plotësisht e frikësuar prej tij.

Kur ishte në publik me Polanskin, kurrë nuk e hapte gojën.

“Ai i tregonte se çfarë duhej të vishte, çfarë makijazhi të vinte, çfarë i pëlqente atij dhe çfarë jo. Ai drejtonte jetën e saj,” thotë një mikesha e Tate.

Tate dhe Polanski u martuan në janar të vitit 1968 në Londër. Ajo ishte 25 vjeç, Polanski ishte 34 vjeç.

Pasi u rikthyen në Los Angeles, shtëpia e tyre u bë vendi i festave dekadente.

Kur mësoi se ishte shtatzënë, Sharon i telefonoi ish-të fejuarit të saj, Sebring, për ta pyetur nëse duhej t’i tregonte Polanskit apo jo.

Ai i tha të priste një muaj, kur do ishte vonë për të kryer një abort.

Sharon ishte shtatzënë kur gjeti një video të Polanskit duke bërë seks me dikë në krevatin e tyre.

Ajo mendoi se duhej t’i jepte fund martesës.

Roman nga ana e tij nuk donte të kishte fëmijë. Ai i kërkoi që të abortonte në një klinikë në Brazil.

Kur ajo refuzoi, ai u kthye në Londër dhe nisi një aferë me këngëtaren Michelle Phillips.

Polanski nuk bënte seks me Sharon, por bënin të tjerët.

Vetë Michelle Phillips thotë se në shtëpinë e Polanskit ishin të zënë duke filmuar orgjitë dhe Sharon Tate ishte pjesë e tyre.

Edhe pse ai e poshtëronte në këtë gradë, ajo ishte sërish e dashuruar me të.

Megjithatë edhe durimi i saj e kishte një fund.

Një natë përpara 9 gushtit 1969, ajo i tha se do ndaheshin pasi të bënte beben.

Polanski tentoi të fluturonte nga Londra për në Los Angeles, por nuk gjeti biletë.

Ishte tepër vonë.

Më 9 gusht, Sharon, tetë muajshe shtatzënë, u ther 16 herë nga banda djallëzore e Charles Manson.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të vrasjes, por autori i librit thotë se në këtë vrasje luan një rol të rëndësishëm një kult satanik anglez.

Sipas një hetuesi privat, që po merrej me vdekjen e Robert F. Kennedy, grupi satanik anglez kishte rekrutuar Charles Manson për të vrarë Sharon Tate, pasi ajo kishte informacione të rëndësishme për vrasjen e RFK.

Por nëse Sharon dinte diçka për vrasjen e Robert Kennedy, kjo mbetet ende një mister.

Sexy starlet: Roman Polanski trolled Sunset Boulevard and the boulevard's clubs for girls he brought home for threesomes with Sharon Tate, a new book revealsPowerful connection: Tate was engaged to a successful (and kinky) hairdresser to the stars, when she took acid with Polanski and made love with him at dawn. The pair moved in together in Easter 1966Dominance: 'He told her how to dress; he told her what makeup he liked, what he didn't like. He preferred her with nothing, no makeup. But he ruled her entire life from the time she met him,' reveals new bookYoung beauty: Sharon Tate stepped into her first spotlight on April 27, 1943, when she was chosen as Miss Tiny Tot at six months old in her hometown of Dallas, Texas. This photo shows a younger Sharon all dolled upTragedy: On the night of August 9, 1969, eight months pregnant, Sharon Tate was stabbed sixteen times and murdered along with Jay Sebring, Abigail Folger, Steven Parent and Voyteck Frytowski by the Manson Family