Shtyhet publikimi i i listave të veteranëve të UÇK

Publikimi i listave të veteranëve për zonat që ende nuk janë publikuar ato, do të shtyhet deri në fund të muajit. Komisioniqeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të invalidit të UÇK-së, veteranit, dëshmorit të kombit, pjesëtarit apo të internuarit, sot ka marrë vendim që të shtyjë deri në fund të muajit publikimin e listave të veteranëve për zonat që ende nuk janë publikuar listat.

Sipas kryetarit të Komisionit qeveritar, Agim Çeku, zgjatja e afatit të publikimit tëlistave edhe një javë tjetër është bërë me qëllim të verifikimit edhe njëherë tëlistave të veteranëve.

“Meqenëse po shfaqën pakënaqësi atëherë kemi marrë vendim që edhe për një javë tjetër të zgjatet afati me qëllim që komandantet edhe njëherë t’i shqyrtojnë listat”, ka thënë ai për “Zëri”.

Ndryshe paralajmërimi për publikimin e listave ka qenë deri më 20 shkurt, por që komisioni ka vendosur edhe një javë shtesë për verifikim të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së.