Shqiptarja që u nderua me çmim nga presidenti Obama

Ermira Babamusta është shqiptarja e parë që u nderua për punën e saj humanitare nga presidenti amerikan Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë e nderoi atë me vlerësimin më medalje ari dhe çmimin “President’s Volunteer Service Aëard”. Ermira e mori këtë çmim pasi shërbeu përgjatë vitit 2014 në programin e Shërbimit Kombëtar të Zyrës së Presidentit të ShBA-së. Çmimi në fjalë u jepet qytetarëve amerikanë që u shërbejnë të tjerëve dhe sjellin frymëzim dhe një imazh pozitiv të Amerikës në botë.

“Jam shumë krenare që nëpërmjet Programit të Shërbimit Kombëtar të presidentit pata mundësinë t’i shërbej interesit kombëtar të ShBA-së për paqe në botë, demokraci dhe ndërtim të komunitetit në aspektin kulturor dhe civil. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë që më vlerësuan me çmimin më të lartë, medaljen e artë për kontributin tim për shtetin amerikan që e dua dhe vlerësoj shumë,” tha Ermira Babamusta.

Ermira Babamusta2Ermira Babamusta1Ajo njihet për arritjet e saj në fushën e diplomacisë dhe politikës në SHBA dhe gjithashtu për promovimin e shqiptarëve të talentuar në botë.

Babamusta është shpallur “Gruaja e Vitit”, “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajës” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kryetari i Mazhorancës të Senatit Amerikan, Harry Reid, Kongresi Amerikan.

I ati i saj Neki Babamusta është emëruar “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. “Krenohem që përfaqësova Shqipërinë dhe Kosovën në programin e shkëlqyer të

Harvardit. Besoj se kultura është një nga mënyrat më të mira për të shfaqur imazhin pozitiv të traditave të vendit”, vijon ajo.