Shqiptari në top-formacionin e Ligës së Europës

Taulant Xhaka po e mban lart “flamurin” shqiptar te kampionët e Zvicrës.

Pavarësisht se te Bazeli luajnë disa lojtarë me gjak shqiptari, vetëm mesfushori energjik, i konsideruar si “Gatusso” i kombëtares kuqezi, po luan titullar. Shkëlzen Gashi, edhe pse dy herë radhazi “Këpuca e Artë” në Superligën e këtij vendi, nuk është në planet e trajnerit Schar.

Aliji, po ashtu, i rikthyer nga huazimi, nuk po gjen hapësira, edhe për shkak se është i lënduar, ndërsa vëllezërit “Ajeti”, Adonisi dhe Albiani, i përkasin së ardhmes së këtij klubi.

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Ligës së Evropës, për këtë raund ndeshjesh, të fundit në fazën e grupeve, në të cilin ka përfshirë edhe mesfushorin e kombëtares sonë kuqezi.

Ai është përzgjedhur si mesfushor shkatërrues, qendror, së bashku me belgun e Napolit, Mertens.

Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje në kampionatin helvet, këtë edicion, ku është ndëshkuar pesë herë me kartonë të verdhë. Në Kupat e Evropës, po për këtë edicion, Xhaka ka luajtur 6 ndeshje, ose e thënë ndryshe 540 minuta. Pjesë e kombëtares kuqezi ka qenë në 9 ndeshje. /telegrafi/

Image