Shqiptari i shënon 2 gola Serbisë në ndeshjen me Gjermaninë

Mesfushori i talentuar i Stuttgartit, Dijon Ramaj, ka shkëlqyer në fitoren 5:1 kundër Serbisë në grupmoshat U-18 të Gjermanisë, në një turne të mbajtur në Izrael.

Shqiptari Ramaj, që aktivizohet për të rinjtë e Gjermanisë ka shënuar 2 gola në këtë takim respektivisht në minutën e 5’-të dhe 26’-të. Gjermania e fitoi këtë turne ku morën pjesë edhe kombëtaret e Izraelit dhe Ukrainës.