Shqipëria, një nga 193 shtetet në përgjim nga NSA

Në përgjime sikurse thuhet në dokumentin e 2010 të botuar nga “Uashington Post”, përfshihen qeveritë e 193 vendeve, fraksione dhe parti politike si dhe organizata të ndryshme.

Gazeta “Uashington Post” (Washington Post) ka publikuar listën e 193 qeverive, organizatave dhe entiteteve të huaja të cilat mund të përgjoheshin nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2010, mes të cilave edhe Shqipëria.
Lista, e publikuar edhe nga media të tjera ndërkombëtare, është miratuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Agjencive të Huaja të Inteligjencës dhe qëllimi i përgjimit mbi subjektet e kësaj liste ishte mbledhjen e inteligjencës së huaj. Çdo vit një çertifikim i ri duhet miratuar nga gjykata për të kryer përgjime të tilla .
Agjensia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bshkuara të Amerikës e njohur si NSA ka publikuar listën e shteteve mbi të cilat kish193 shtete, mes tyre edhe Shqipërinë.
E ndërsa lista përfshin dhe Bashkimin Europian, Fondin Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Bankën Aziatike të Zhvillimit, 4 shtete duket se janë lënë jashtë vëmendjes së NSA, konkretisht Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.