SHPRESA PROGRAME çon gjuhën shqipe në parlamentin britanik

 Nga Bashkim Metalia

Duke këmbëngulur për një mbështetje të fuqishme për programe, projekte të mësimit të gjuhës së nënës, është një gur themel për një sukses afatgjatë.

Kjo jo vetëm nga dëshirat apo preferencat individuale, por si një efekt i domosdoshëm psikologjik i të nxënit por dhe një katalizator i inteligjencës dhe zhvillimi progresiv të kapacitetit logjik, i brezit të ri në përgjithësi dhe , i atyre që rriten dhe jetojnë jashtë territoreve nga e kanë prejardhjen, në veçanti.
Duke e kuptuar rendësin e mësimit të gjuhës së Nënës, duhet të mendojmë për krijimin e plan/projektit si hap i parë.
Plan/projekte këto të ndërtuara nga qeveria apo organizata jo qeveritare(NGO), me agjende kryesore përveç asaj të zhvillimit komunitar dhe mësimin e shkrim këndimit të gjuhës amtare.

Që ta arrihet kjo duhet, që këto organizata së bashku me qeverinë duhet të punojnë së bashku për të arritur në zgjidhjen e problemeve specifike.
Integrim në një shoqëri nuk do të thotë se e “imiton” bukur traditën, gjuhën dhe kulturën e vendit ku jeton. Integrim do të thotë që krahas respektimit të rregullave dhe parametrave të paravendosura shoqërore, të respektohet vetvetja, prejardhja , gjuha, tradita dhe kultura e të parëve tanë.

Sikundër duhet të kihet parasysh, asimilimi dhe shpëlarja e trurit që kërcënon një brez të tërë që ndodhet në mërgim.
Që të mos ndodh kjo duhet doemos që fëmijët , brezi më i prekur nga mundësitë asimiluese, duhet që krahas të të ushqyerit mirë, të kenë pjesëmarrje aktive në mësime dhe ndihmën e pakursyer të prindërve.
Sipas studimeve të bëra nga studiues dhe linguist zhvillimi dhe mësimi gjuhës amtare është një plus i madh që ka një eficencë të dallueshme në arritjet e fëmijëve.
E ndoshta mu për këtë gjë përpjekja për ta lartësuar si domosdoshmëri përdorimin e gjuhës Shqipe në emigracion, më saktësisht në Britani, nga fëmijët shqiptarë. Një nga shoqatat që ka bërë emër jo vetëm në komunitetin shqiptarë por dhe në instancat më të larta shtetërore Britanike , me qëllim mësimin dhe përdorimin e gjuhës Shqipe, Shpresa Programm, ka treguar dhe po tregon se së pari ka një seriozitet dhe gatishmëri për të bërë gjuhën shqipe të prekshme dhe atraktive në përdorim nga fëmijët shqiptarë.
Së dyti po aq rëndësi i kushton dhe njohjes së Shqipes edhe në kurrikulën e sistemit arsimor britanik.
Këtë e tregon dhe përpjekja pa rezerva e kësaj shoqate për sensibilizimin e opinionit publik, parlamentit, qeverisë dhe instancave të tjera të larta shtetërore të Britanisë.
Shpresa program si një iniciatore e këtij projekti kaq ambicioz ka arritur të mbledh rreth vetes individë dhe struktura të ndryshme në lobimin e këtij projekti për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.
Njohja zyrtare e gjuhës shqipe si lëndë mature (GCSE), është bërë debat i vazhdueshëm , insistuar nga Shpresa Programm si pikënisje për mirëqenie edukative dhe impakt pozitiv në kah të integrimit shqiptar në shoqërinë britanike. Jo që është hera e parë, po ky insistim i vazhdueshëm i kësaj shoqate është kthyer në një motivim të përbashkët i përkrahëseve dhe dashamirëse të shqiptarëve dhe gjuhës Shqipe, deputetëve dhe politikanëve të parlamentit Britanik.
Së bashku me drejtues dhe vullnetar të shoqatës , Zonja Luljeta Nuzi , organizoj në ambientet e Parlamentit Britanik të westminster, takimin me deputet, individë nga shoqëria civile, biznesmenë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britani etj.
Takimi u organizua me qëllim lobimi të grumbullimit të 100 mijë Paundëve për të formalizuar njohjen e gjuhës shqipe si GCSE.
Tashmë janë mbledhur nga donacione, biznese dhe aktivitete bamirëse rreth 50 mijë Paund.
Ndërkohë vetëm 10 mijë Paund janë mbledhur nga angazhimi i Ministrit Veliaj për të cilat donacione vijnë nga biznese dhe aktivitete private.
Të pranishmit në këtë takim sensibilizimi diskutuan për rëndësinë e kësaj nisme, vështirësitë që duhet kapërcyer , si dhe hapat që duhen bërë.
Ndërkohë Zonja Nuzi kërkoj nga të gjithë që ta mbështesin këtë nismë jo vetëm moralisht por t’i japin një shtysë të fuqishme që të përmbushen kriteret financiare që shqipja të jetë pjesë e familjes së gjuhëve që janë të përfshira në kurrikulën e shkollës angleze.
Edhe Stephen Timms, ish-ministër dhe deputet i parlamentit Britanik, përkrahës i madh i Shpresa Program, shprehu bindjen njëkohësisht dhe sfidat që do të këtë kjo nismë.
Por beson se kjo do të realizohet në një të ardhme të afërt. Në fakt afati për zyrtarizimin e kërkesës është muaji Nëntor.
Ky takim është i fundit porsa i përket takimeve që realizohen në parlamentin Britanik, si fushatë ndërgjegjësimi nga Shoqata Shpresa Program për futjen e Gjuhës Shqipe në GCSE.
Edhe pse kjo nismë ka një rrugëtim goxha të gjatë , pothuajse është në gjysmë të saj.
Le të shpresojmë që donacionet nuk do të mungojnë aq më tepër nga Qeveria shqiptare.