Shpërthim bombe në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Një person i panjohur ka hedhur një bombë dore mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës Veriore, ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën “Kral Petar Prvi” para një pastiçerie, pronari i të cilës është goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuara aty pranë si dhe xhamat e disa banesave pranë vendit të ngjarjes.

Sipas “Koha”-s, Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë bllokuar vendin e shpërthimit dhe kanë nisur hetimet.