Shmangni ushqimet e kultivuara në mënyrë jo organike!

Zgjedhja e një ushqimi të shëndetshëm dhe cilësor, kurrë nuk ka qenë më i vështirë. Nëse jeni duke menduar se për cilat ushqime të ndani të holla nga buxheti juaj, për të blerë ushqim me origjinë organike, atëherë lexoni këto rekomandime, transmeton Zeri.info. Duhet t’u ikni sa të mundni ushqimeve që janë kultivuar në mënyrë joorganike sepse këto janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Mollët

Definitivisht i përkasin listës së ushqimit organik që ia vlen të shpenzoni para, edhe pse mund të përmbajnë deri në 36 lloje të ndryshme të pesticideve. Instituti Amerikan i ushqimit në një studim ka gjetur shtatë llojet të kimikateve në vetëm një mollë, shkruan revista “Simple Real”. Nëse blini molla që janë rritur në mënyrë joorganike, duhet t’i zhvishni lëkurën. Kjo duhet të bëhet pasi që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Qumështi dhe gjalpi

Kur kemi të bëjmë me këto ushqime, nuk është problemi në to, por në ushqimin që ushqehen lopët. Nëse gjalpi dhe qumështi nuk janë nga bujqësia tradicionale, kjo do të thotë se lopët kanë ngrënë ushqimin që ka qenë i trajtuar me kimikate dhe ato mund të transferohen lehtë në qumësht. Kështu, kafshëve iu jepen shpesh antibiotikë të ndryshëm, që më pas lehtësisht depërtojnë në qumësht.

Trangujt

Në studimin e 42 llojeve të perimeve, trangujt kanë përfunduar në vendin e dytë në mesin e ushqimeve që përmbajnë numrin më të madh të substancave kancerogjene. Gjithashtu në vendin e 12-të, si ushqimet më të ndotura. Ashtu sikur mollët, e njëjta rregull vlen edhe për trangujt, të zhvishen detyrimisht nga lëkura, përveç nëse janë me origjinë organike, shkruan më tej zeri.info.

Image

Rrushi

Për shkak se ky frutë formon herët kokrrat, shpesh spërkatet me pesticide kundër insekteve të ndryshme. Nëse nuk gjeni për të blerë rrush organik, është mirë për të kërkuar në treg për rrush vendor. Këtë duhet ta bëni vazhdimisht dhe ta shmangni rrushin që është rritur në mënyrë joorganike.

Bishtajat

Në një studim amerikan për bishtajën, janë zbuluar rreth 60 lloje të ndryshme të pesticideve. Kushtoni vëmendje të veçantë për faktin se gjithmonë zgjidhni bishtaja të freskëta të gjelbra në vend të atyre të konservuara dhe të ngrira. Nëse jeni një adhurues i madh i tyre, është mirë që t’i blini gjatë sezonit kur ato mund t’i gjeni me shumicë.

Spinaqi

Ashtu si shumica e perimeve edhe spinaqi trajtohet me pesticide të ndryshme. Ju nuk mund ta qëroni atë, kështu që është e nevojshme për ta larë atë mirë, fletë për fletë nën burimin e ujit, dhe këtë duhet ta bëni vazhdimisht.

Dredhëza

Dredhëzat tona lokale janë të shijshme, por duhet të jeni të kujdesshëm se ku dhe kur i blini ato. Ato të cilat paraqiten fillimisht në dyqan, në përgjithësi trajtohen me pesticide. Andaj duhet të prisni kur të vijë sezoni i tyre dhe t’i blini e hani sepse nga kjo varet shëndeti juaj.

BOX

1. Kimikatet

Kur kemi të bëjmë me këto ushqime, nuk është problemi në to, por në ushqimin që ushqehen lopët. Nëse gjalpi dhe qumështi nuk janë nga bujqësia tradicionale, kjo do të thotë se lopët kanë ngrënë ushqimin që ka qenë i trajtuar me kimikate dhe ato mund të transferohen lehtë në qumësht.