Shkrimtari dhe Zoti përballë njëri-tjetrit

Një nga idet më të bukura tonat ishte, që u munduam të krijonim, edhe kur filluam ta bënim këtë, harruam për një çast se i vetmi krijues para nesh ishte Zoti. Dhe kështu në një mënyrë apo në një tjetër, krijuesit, pasardhësit e tij, janë përfaqësues të të njëjtit tempull. Pra, janë një lloj Zoti në një farë mënyre, por janë një Zot që nuk predikon, apo që për ata të lutet dikush. Ai është thjesht një Zot që tregon. Ata tregojnë rreth personazheve real që në letra i kanë trilluar sepse nuk mund të shkelin privatësinë e tyre, por thjesht i marrin mesazhin e asaj që për një çast treguan në një ngjarje që bën përshtypje. Janë qenie ndoshta vërtet të çuditshme, gëzojn trajta të ç’ekulibruara. Janë kureshtar të vënë në provë duke stisur dhe krijuar informacione mbi të cilat nuk ekziston motivi, por është provuar ekzistenca e të vërtetës dhe në pakuptimësi dhe mendjengushtësi, ata që i njojtën nga afër do të thoshin që ishin karaktere të paqëndrueshëm, karaktere të shumë ndryshueshëm dhe këtu unë i jap të drejtë. Janë dëshmimtarë të shumë personazheve, janë pak nga të gjitha pjesët e atyre që krijuan dhe në pavetdije mundet, që edhe ta kenë prishur diku, por ky është karakteri tyre…

Nuk është kaq e thjesht të gjesh dengje me fleta boshe dhe t’i mbushësh,ashtu siç nuk ishte i thjesht muri kinez për tu ndërtuar,por unë jam një ndër ata që preferoj ta mbush një fletë të bardhë në formën time të momentit sepse vetëm kështu Zoti mund të ndjejë se dikush e sfidon në profesionin e tij, se vetë krijesat e tij krijojnë, se kështu ai mund të provoj se ka trashguar diçka tek ne…

Ky është një lloj kuptimi, një lloj veshjeje e asaj që duket kaq e thjesht por është kaq e komplikuar dhe organike sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim se si një femër e bukur bën të mahnitet një sallë përplot me meshkuj.  A nuk do të thotë që krijuesi ka qënë me një imagjinatë për tu admiruar sepse të bukurën e admirojnë?!

Ata që shkruajnë janë në kërkim të së bukurës ndaj gërmojnë thellë në palcën kurrizore të karaktereve, jo vetëm për kureshtje por për të veçantën…

Ndaj ndonjëherë nuk na kuptojnë edhe të nxituar na japin statusin e gabuesit.Është thjesht një mënyrë këndvështrimi miq…