Shkencëtarët zbulojnë mënyrën e të lexuarit të mendimeve?

Një profesor japonez thotë se ka gjetur mënyrën sesi t’i lexojë mendimet e të tjerëve, para se ata edhe t’i shfaqin ato mendime me fjalë. Studimi i tij ishte përqendruar te gjetja e lidhjes midis valëve të zërit, të cilat i prodhon të folurit dhe valëve trunore, të shkaktuara pak para të të folurit.

Për të arritur deri te një konkludim i tillë, profesor Toshimasa Jamazaki, nga Universiteti Kiushu, kishte bërë eksperimente me vullnetarë, me ç’rast kishte gjetur lidhshmërinë midis momentit kur fjala mendohet në tru dhe momentit kur ajo fjalë thuhet me gojë.

Ekipi i shkencëtarëve, që ka punuar në këtë studim, thonë se janë në rrugë të mirë që të gjejnë metoda të deshifrimit të fjalëve dhe fjalive të tëra. Ata e shohin këtë studim edhe si mundësi që t’i studiojnë problemet me të folur, e ndoshta t’iu mundësohet edhe memecëve që të flasin.