Shkarkohet Starova, ja kush do e zëvendësojë

Sulejman Starova nuk do jetë më trajneri i Partizanit, ai është shkarkuar nga presidenca e klubit “të kuq”.

Ky shkarkim i trajnerit vjen me arsyetimin se në ndeshjet e fundit, rezultatet e ekipit nuk kanë qenë fort të mira.

Kujtojmë që Partizani pozicionohet në vend të dytë në kampionat me tre pikë më pak se Skënderbeu i vendit të parë.

Drejtimin e ekipit të Partizanit do e marrë shtetasi italian, Andrea Agostinelli.