Shitja e laptopëve Chromebook rritet për 67%, Acer lider i tyre

Dërgesat e laptopëve Chromebook do të dyfishohen gjatë vitit 2014 krahasuar me vitin 2013. Të paktën kështu thuhet sipas të dhënave të publikuara nga firma e hulumtimeve, ABI Research.
Në tremujorin e parë të vitit 2014, laptopët e linjës Chromebook janë rritur për 67%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rreth 74% e laptopëve Chromebook që janë shitur në tremujorin e parë të vitit, janë prodhuar nga Acer, Samsung, dhe HP, si tre prodhuesit kryesor të kësaj linje të laptopëve.

Në këtë mes, Acer mban 37% të tregut, ndërsa sipas raportit të kompanisë ABI thuhet se kompania do të vazhdojë ta kryesojë listën e prodhuesve të laptopëve Chromebook edhe vitin e ardhshëm.

Sipas vlerësimeve të mediave të ndryshme thuhet se dy nga modelet e laptopëve të Acer janë më të mirët e linjës Chromebook, përkatësisht modeli Acer Chromebook 13 që posedon ekranin me 13.3-inç në 1080p, dhe njëkohësisht është laptopi më i lehtë për nga pesha në treg.

Ndërsa modeli tjetër i laptopit, Acer C720 Chromebook është vlerësuar si “maqina e përkryer” për detyrat e shtëpisë, që i përshtatet studentëve dhe familjeve.