Shfrytëzonte për lypje të birin 13-vjeçar, procedohet nëna në Elbasan

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një gruaje 37-vjeçare, e cila dyshohet se shfrytëzonte për lypje të birin. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se 37-vjeçarja me inicialet L.K., banuese në Bitickë të Devollit, për një periudhë të gjatë kohe ka shfrytëzuar si lypës në qytetet e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Tiranës djalin e saj të mitur me inicialet F.K, i moshës 13 vjeç. Nga kjo veprimtari e jashtëligjshme e të birit nëna përfitonte shuma monetare. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.