• Latest
“Shengeni ballkanik” – kërcënim për interesat kombëtare të shqiptarëve

14/11/2019
Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, do të shkojmë në zgjedhje

07/12/2019
Tmerr në rrugët e Londrës/ Sulmohet me hanxharë dhe shotgan vritet 19-vjeçari (VIDEO)

Derbin e fiton United, City e “sheh me dylbi” Liverpoolin

VIDEO: Festoi 80-vjetorin e lindjes, aktori Gëzim Kruja me probleme shëndetësore, nuk flet dot. Zef Deda s’i përmban lotët, surpriza që i bëri kolegut

Fitoi 105 milionë paund/ Të nesërmen sërish në punë me kamionin e vjetër

Bilanci pas tërmetit, sa dëme ka në Tiranë (Shifra zyrtare)

FRANCE-SOIR (1947) / JA KUSH PAJTOI PUBLIKISHT VIKTOR-EMANUELIN III DHE ZOGUN I

MBRETI ZOG NGA KAJRO (1949) : “JAM AUTORITETI I VETËM LEGJITIM SHQIPTAR QË PREJ AGRESIONIT ITALIAN TË 1939. I FTOJ TË GJITHË SHQIPTARËT, PA DALLIM POLITIK, TË BASHKOHEN PËR NJË SHQIPËRI TË LIRË DHE DEMOKRATIKE.”

07/12/2019
Presidenca reagon ashpër ndaj Vuçiç: Çdo provokim ndaj paqes në rajon, të marrë përgjigjen e merituar

Albin Kurti, 18 vjet nga lirimi nga burgu serb, në kryeministër të Kosovës

“Arbëria ndihmon Shqipërinë”. 27 komuna arbëreshe mbledhin ndihma për tërmetin

06/12/2019
Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë fanellat fëmijëve që shpëtuan nga tërmeti

BE reagon pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit për masakrën e Reçakut: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999

  • Kontakto
  • Marketing
Advertisement
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi
    Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, do të shkojmë në zgjedhje

    Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, do të shkojmë në zgjedhje

    Tmerr në rrugët e Londrës/ Sulmohet me hanxharë dhe shotgan vritet 19-vjeçari (VIDEO)

    Tmerr në rrugët e Londrës/ Sulmohet me hanxharë dhe shotgan vritet 19-vjeçari (VIDEO)

    Derbin e fiton United, City e “sheh me dylbi” Liverpoolin

    Derbin e fiton United, City e “sheh me dylbi” Liverpoolin

    VIDEO: Festoi 80-vjetorin e lindjes, aktori Gëzim Kruja me probleme shëndetësore, nuk flet dot. Zef Deda s’i përmban lotët, surpriza që i bëri kolegut

    VIDEO: Festoi 80-vjetorin e lindjes, aktori Gëzim Kruja me probleme shëndetësore, nuk flet dot. Zef Deda s’i përmban lotët, surpriza që i bëri kolegut

    FRANCE-SOIR (1947) / JA KUSH PAJTOI PUBLIKISHT VIKTOR-EMANUELIN III DHE ZOGUN I

    MBRETI ZOG NGA KAJRO (1949) : “JAM AUTORITETI I VETËM LEGJITIM SHQIPTAR QË PREJ AGRESIONIT ITALIAN TË 1939. I FTOJ TË GJITHË SHQIPTARËT, PA DALLIM POLITIK, TË BASHKOHEN PËR NJË SHQIPËRI TË LIRË DHE DEMOKRATIKE.”

    Albin Kurti, 18 vjet nga lirimi nga burgu serb, në kryeministër të Kosovës

    Albin Kurti, 18 vjet nga lirimi nga burgu serb, në kryeministër të Kosovës

    “Arbëria ndihmon Shqipërinë”. 27 komuna arbëreshe mbledhin ndihma për tërmetin

    “Arbëria ndihmon Shqipërinë”. 27 komuna arbëreshe mbledhin ndihma për tërmetin

    Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë fanellat fëmijëve që shpëtuan nga tërmeti

    Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë fanellat fëmijëve që shpëtuan nga tërmeti

    BE reagon pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit për masakrën e Reçakut: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999

    BE reagon pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit për masakrën e Reçakut: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999

    Pas tërmetit në Shqipëri/ Letra prekëse e vogëlushes italiane, ja çfarë shkruan (LETRA E PLOTE)

    BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave dixhitale

    Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

    Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet- Nga Jeta Dedja

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

      “Udhëtimi im” – Seb Bytyçi: “Mos të mashtrohemi me idenë se anëtarësimi në BE do të na i zgjidhë problemet”

      “Udhëtimi im” – Cettina Mazzei: “Ne kemi nevojë të studiojmë të shkuarën për të ndërtuar të tashmen e etnisë arbëreshe”

      “Udhëtimi im” – Kolë Gjoka: “Qasja e qeverisë shqiptare ndaj diasporës është me shumë vonesë”

      “Udhëtimi im” – Ece DİLLİOĞLU: “Mos e harxhoni të sotmen, duke vuajtur të shkuarën!”

      Ahmet Gjanaj: Udhëtimi im “Një shans historik për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve”

      “Udhëtimi im” – Dr. Kristo Papa: “Dëshira për t’i realizuar gjërat në vendin tonë ngelet gjithnjë si një ëndërr pezull”

    • Web TV
    No Result
    View All Result

      The Albanian
      No Result
      View All Result

      “Shengeni ballkanik” – kërcënim për interesat kombëtare të shqiptarëve

      TheAlbanian.co.uk by TheAlbanian.co.uk
      14/11/2019
      in Opinion
      0
      “Shengeni ballkanik” – kërcënim për interesat kombëtare të shqiptarëve

      Frank Shkreli

      Jemi në vigjilje të 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.  Është kjo ditë e Nëntorit që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kryesisht pranohet nga të gjithë si e tillë: një ditë që kujton gëzim kur Shqipëria pas më shumë se 500-vjetësh u bë e pavarur.  Na bën të mendojmë gjithashtu edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet sot Shqipëria dhe Shqiptarët dhe më në fund na jep shpresa guximtare se shqiptari do të merret vesh me shqiptarin, me dorë në zemër, dhe në bashkpunim me njëri tjetrin, për përvjetore më të mira të pavarësisë së shqiptarëve në të ardhmen.

      Nëntori solli pavarësinë për Shqipërinë, por fatkeqsisht Nëntori për Shqiptarët njihet gjithashtu edhe si muaji i datave jo aq të famëshme komuniste: e revolucionit bolshevik rus me 7 nëntor dhe dita e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, me ndihmën e pa kursyer të sllavo-komunistëve jugosllavë, si dhe data të tjera të këtij lloji.  Javën që kaloi, Nentorit iu shtua edhe një datë tjetër që mund të jetë aq fatëkeqe për shqiptarët, një datë që mund të ketë të njëjtat pasoja të dëmshme për Kombin shqiptar, ashtu siç kanë pasur datat e lartpërmendura.  Kryeministri i Shqipërisë, Z. Rama, Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Z. Zaev dhe dhe protagonisti kryesor i i kësaj nisme anti-shqiptare, Presidenti serb, Z. Vuçiq njoftuan të ashtuquajturin shëngen ballkanik, sipas tyre, “për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave,” ndërkohë që Kosova refuzoi të merrte pjesë, duke shkaktuar një përçarje të atyre që, natyrshëm, duhej të ishin interesat e përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, pra të Shqipërisë dhe të Kosovës, për një nisëm të tillë.  Në vend që të kemi një integrim më të madh midis shqiptarëve të dy shteteve tona shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë duket se preferon një integrim më të madh me sllavët e jugut, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos marrë parasyshë interesat dhe vullentin e Kosovës, në veçanti.

      Udhëheqsit politikë dhe shoqëria e Kosovës, në përgjithësi, kanë reaguar ashpër ndaj kësaj iniciative të Beogradit dhe janë shprehur kundër, në përmasa dërmuese.  Kombi shqiptar nuk kishte nevojë, për një nismë të tillë e cila shkaktoi një valë tjetër përçarjesh në gjirin e tij, në këtë moment të historisë së vet.  Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës që do të harmonizonin forcat më të shëndosha të Kombit, jo vetëm anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në diasporë dhe jo për udhëheqës që hapin plagë të reja në vargun e tragjedive të rrethanave tepër të vështira historike për shqiptarët.  Ndërmarrje të tilla siç është “shengeni ballkanik” me miratimin e Beogradit – dhe me mbeshtjen e heshtur të Moskës – nuk bëjnë asgjë tjetër veçse prekin palcin më të brishtë të bërthamës së shqiptarizmit.  Kjo nismë është e ngutëshme dhe në kohë të gabuar, përsa u përket e interesave shqiptare.  Kryeministri shqiptar duhet të heq dorë nga kjo nismë ose të distancohet, ashtu siç bëri edhe Mali i Zi.  Nuk mund të ketë një shëngen të tillë, pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në një nismë të tillë, megjithse e gjithë kjo ide më duket absurde.  Kjo është një kurthë e Serbisë me qëllim të rritjes së influencës ruse në Ballkanin perëndimor.

      Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët dhe fqinjtë e tyre nuk është gjendur kurrë, ekskluzivisht, në Beograd dhe as nuk zgjidhen ato sfida pa pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve në Ballkan!   Mos njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, i thotë ndal shengenit ballkanik!   Merru vesh me vëllain tënd më së pari, Z. Kryeministër.  Anulloje ose të pakën shtyje takimin e radhës së trojkës së “shengenit ballkanik” të 21 nëntorit në Durrës.  Sidomos përballë propagandës së përditshme ndërkombëtare serbe kundër Republikës së Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar.  Mediat serbe njoftojnë se në takimin e djeshëm në Paris me Presidentin e Francës Macron dhe me Presidentin e Kosovës, Thaçi, Vuçiqi u mburr me fushatën e Serbisë kundër Kosovës duke thënë se edhe 10-shtete të tjera po presin të marrin vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rezultat i fushatës serbe kundër Kosovës.  Ky po kërkon integrim të llojit “shengen” në Ballkan dhe kryeministri Rama i beson këtij?

      Z. Kryeministër, të lutem mos i shto kalendarit të muajit të Nëntorit edhe një datë tjetër fatzezë për Kombin shqiptar, atë të themelimit të “shengenit ballkanik”, duke ndarë dhe përçarë edhe njëherë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova kërkojnë dhe presin prej teje dhe prej udhëheqësve të tjerë shqiptarë – anë e mbanë trojeve shqiptare — ndihmë për bashkimin e forcave në radhhët e shqiptarëve, e jo për përçarjen e tyre. Është një zë ky i dy shteteve tona që përcjellë porositë e dëshmorve të Kombit të të gjitha kohërave, e sidomos të atyre heronjve të ditëve tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.  Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, përcjellin sot edhe zërin e të parëve që lanë trashëgimi gjuhën traditat dhe zakonet, në bazë të cilave ruhet emri Shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në botë.   Është një zë, që i thotë ndal kësaj nisme — ai i vajit të nënave dhe të motrave të cilave u janë shterrur tanimë lotët duke qajtë mbi mijëra varre të renëve në luftën e fundit në Kosovë dhe gjatë gjithë historisë.

      Shqipëria dhe Kosova presin prej jush që në vigjilje të Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë, t’i drejtoni njëri tjetrit –shqiptari-shqiptarit — në Tiranë dhe në Prishtinë –një ftesë dhe një urim për bashkim dhe jo për përçarje midis shqiptarëve, si më poshtë:

      “E vërtetë lum vëlla, që atdheu ynë i vogël po vjen duke u përplasur me rryma vigane ngjarjesh që, jo vetëm, veprimtaria jonë e ka shumë zor t’i përballi, por edhe mendja me shumë vështirsi mund t’i kuptojë.  Eja këtu afër meje.  Kemi qëlluar të vegjël e kemi shumë nevojë të grumbullohemi bri për bri, që të mos lejojmë duhin të na përpijë ndër gjiret e veta të furishme.  Vetëm duke rreshtuar dërrasat e krahërorve tanë, mund t’ia ndalojmë hovin shkulmit të rrëmbyeshëm që do të zhgulë me kulm e me themel, jo vetëm trojet shqiptare, por edhe traditat që në to kanë lëshuar rrenjët jetike.  Eja të punojmë e të luftojmë së bashku kundër armikut të përbashkët.  Eja të ngadhnjejmë ose të vdesim së bashku…Premtoftë Perëndia që edhe sot të mblidhen të gjithë krerët e njohur shqiptarë –pa mungesën e asnjërit — me atë zemër e me ato mend që i zbardhën faqet fisit tonë në mbledhjen e Lezhës me 1444, të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 dhe të Vlorës, më 1912.  Çasti historik sot ka të njëjtën rëndësi.  Paçin edhe krerët e sotëm të fisit, të njëjtën zotësi!” (Autori i panjohur, botuar në “Albanie Libre”.)

      Ishte kjo thirrja dhe urimi i një autori pa emër, me rastin e Ditës së Pavarësisë në vitin 1950, por aktuale edhe sot, ashtu siç ishte edhe gjatë shekullit të kaluar.  Shpresoj që këtë 28 Nëntor të Pavarësisë së Shqipërisë, përballë sprovave dhe sfidave me të cilat po përballet aktualisht Kombi Shqiptar, që në radhët e udhëheqësve të sotëm shqiptarë, të mbizotërojë ndjenja e thjeshtë e interesit kombëtar, e mjaftueshme për të shpërndarë këto re të zeza që po kërcënojnë horizontin e trojeve shqiptare.  Nuk mund të ketë “shengen ballkanik” pa paqë të vërtetë në Ballkan, sidomos midis shqiptarëve dhe serbëve, pa reciprocitet dhe pa njohje dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës.  Nuk mund të ketë integrim ballkanik me një paqë të brishtë midis dy vendeve, një paqe që vazhdimisht po kërcënohet nga armatimi i Serbisë nga Rusia dhe nga përpjekjet e Moskës për të influencuar politikën dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit Perendimor, qoftë edhe nepërmjet “shengenit ballkanik”.  Nuk luhet me interesat kombëtare, në këtë mënyrë!  Vetëm paqa e vërtetë midis dy popujve dhe demokracia, sigurojnë jo vetëm përparimin ekonomik dhe politik kombëtar, por edhe sigurinë rajonale që, eventualisht, edhe mund të çojë në një integrim më të madh, sidomos ekonomik, të vendeve të Ballkanit, por eventualisht, në kuadër të integrimit të vërtetë, politik, ekonomik  dhe ushtarak të tyre, në organizmat euro-atlantike dhe të sigurisë afatgjatë që ofron një integrim i tillë i vërtetë për vendet anëtare.

      Nëse ju pëlqeu ky shkrim, lutemi konsideroni të dhuroni diçka, në shenjë mirëkuptimi për përpjekjet tona vullnetare. Dhuro »

      Previous Post

      Mediat ndërkombëtare shkruajnë si shqiptarët e Kosovës nuk janë racistë dhe po i presin krahë hapur lojtarët dhe tifozët anglezë

      Next Post

      Kurti: Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

      Next Post
      “Minishengeni Ballkanik”, Albin Kurti i përgjigjet Ramës: Nuk fillon me Serbinë kjo punë, është gabim në hapa!

      Kurti: Shqipëria duhej të priste formimin e qeverisë së Kosovës para çdo nisme rajonale

      • Kontakto
      • Marketing

      © 2019 The Albanian - The Albanian newspaper in London designed by Shef Domi.

      No Result
      View All Result
      • Kontakto
      • kreu