Serbia, notë proteste Bosnjës: Tentativë për vrasjen e Vuçiçit, të dënohen fajtorët

Beogradi zyrtar i ka dërguar një notë proteste Bosnjës, pas sulmit me gurë dhe sende të tjera ndaj Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçic gjatë ceremonisë përkujtimore të 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës nga disa persona të pranishëm.

Në notën e protestës, Serbia e quan sulmin “një tentativë për vrasje” dhe kërkon dënimin e fajtorëve.  “Presim që autoritetet boshnjake ta dënojnë publikisht tentativën për vrasje të Kryeministrit serb”, thuhet në notën e protestës së Ministrisë së Jashtme serbe.

Ministri i Jashtëm bosnjak, Igor Crnadak ka dënuar sulmin ndaj Vuçiçit dhe është shprehur se autoritetet i kanë zbuluar autorët dhe ata do të ndëshkohen në përputhje me ligjin.