Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Berlin?

Mediumi prestigjioz CNN ka siguruar disa dosje të hetimeve gjermane përmes të cilave është zbuluar rrjeti terrorist që ka organizuar sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Në dosjen prej 345 faqeve zbulohet se Anis Amri, i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit në të cilin u vranë 12 persona, ishte pjesë e një rrjeti rekrutues të ISIS-it që kishte si lider predikuesin fetar të njohur me emrin Abu Walaa nga al-Tamimi i Irakut.

Walaa që preferonte të njihej si përfaqësues i ISIS-it në Gjermani, krijoi famë në mesin e ekstremistëve islamikë në shtetin europian.

Hetuesit që kanë ndjekur rrjetin terrorist kanë thënë për CNN-in se 20 gjermanë që iu bashkuan ISIS-it, kanë pasur lidhje me rrjetin e Walaas.

 

ImageBoban Simeonoviq (djathtas)FOTO GALERI

Një tjetër figurë kryesore në rrjetin e Abu Walaas ishte Boban Simeonoviq, 36-vjeçari me prejardhje serbe, i cili veproi si udhëheqës shpirtëror për Amrin, sulmuesin e Berlinit.

Serbi Simeonoviq kishte reputacion për fanatizëm, madje edhe në rrethin e ngushtë të radikalëve.

Simeonoviq gjatë ligjëratave të tij në Gjermani kishte thanë se “ishte gjendje lufte” në shtetin gjerman dhe sulmet ishin të nevojshme, thuhej në këto dokumente të CNN-it.

Abu Walaa dhe Simeonoviq u arrestuan në nëntor, së bashku me tre figura të këtij rrjeti. Ata u akuzuan për terrorizëm.

Kur Amri po përgatitej që t’i bashkohej ISIS-it në fund të vitit 2015, Simeonoviq e stërviti së bashku me xhihadistë tjerë që ata të jenë në formë më të mirë.

Serbi tentoi që të aranzhonte largimin e Amrit përmes kontakteve që kishte në xhaminë e Hildelsheimit në Gjermani. Ende mbetet e paqartë përse nuk ia doli që të udhëtonte për në Siri e Irak.

Sipas këtyre dokumenteve, Amri derisa ishte në Gjermani komunikonte me radikalët tjerë përmes aplikacionit të enkriptuar Telegram