Selimi: Serbia duhet të paguajë dëmet e luftës

“Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir tëripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës”. Kështu deklaron Petrit Selimi, i Kosovës sipas një interviste të publikuar nga “Radio Kontakt Plus” në gjuhën serbe.

Sipas tij hapja e kapitullit për pronat në Kosovë, hap edhe kapitullin e dëmshpërblimeve të luftës për të gjitha pronat që institucionet shtetërore të Serbisë i kanë shkatërruar në Kosovë si dhe çështjën e pensioneve të kosovarëve të vjedhura nga Serbia .

Zëvendësministri i Jashtëm thotë se “Serbia duhet të paguaj pensionet e kosovarëve sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa shton se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir të ripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

I pyetur për pengimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Petrit Selimi thotë se çështja e krijimit të këtij Asociacioni nuk është ligjore.