Sekuestrohen 10 mijë palë atlete ‘Adidas’, ‘Nike’ dhe ‘Lacoste’

Dyshohet se atletet e falsifikuara të markave “Adidas”, “Nike” dhe “Lacoste” hynë në Shqipëri, duke iu shmangur detyrimit doganor.

2.376 palë sandale pa faturë tatimore dyshohen se janë kontrabandë, ndërsa 7.600 pale atlete të markave “Adidas”, “Nike” dhe “Lacoste” dyshohen se janë marka të falsifikuara.

Sandalet dhe atletet u gjetën pas kontrollit në magazinat e firmës “N.M.S”, në Tiranë, ku edhe u sekuestruan.

Niko Haruni, administrator i firmës “N.M.S” u arrestua. Ai akuzohet për kontrabandë me mallra të tjera dhe “Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale”.

IMG-20160204-WA0000