Sejko: Ekonomia ka nevojë për stimulim

Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko vlerëson opsionet e ndërrmara, që stimulojnë ekonominë. Në vitin tjetër sipas Sejkos pritet një rritje e përshpejtuar e ekonomisë në 3.4 për qind. Ajo që është disi shëetësuese për Sejkon, është pasiguria e biznesit. Një thellim i reformave do të bëjë dhe lehtësimin në ringritjen e ekonomisë.

Ne si Bankë e Shqipërisë do të shikojmë çdo formë alternative për të stimuluar ringritjen ekonomike, për të rritur optimizmin dhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi. Nuk kemi përfunduar ende, jemi duke bërë analiza ndaj është herët për të thënë diçka. Në momentin që do të gjykojmë se, do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë e për të mbështetur qoftë me lehtësim sasior, të cilin e shoh pak më të komplikuar sepse nuk ka nevojë, qoftë me mekanizma dhe instrumentë të tjerë nëpërmjet sistemit financiar, për të mbështetur kreditimin e investimet, kjo do të bëhet e qartë kur ne të arrijmë në një përfundim”, tha guvernatori Gent Sejko.