“Samsung Galaxy S7” do të jetë më ekonomik

Më 21 shkurt do të publikohet smartphoni më i ri i “Samsung”-ut, “Galaxy S7”. Sipas drejtuesve të kompanisë së “Samsung”-ut, telefoni i ri do të jetë më i shpejtë se “iPhone” dhe më pak i kushtueshëm se paraardhësi i tij, “Galaxy S6”.

Sipas medieve ndërkombëtare, çmimi i S7 do të jetë të paktën 10% më i ulët se S6, dhe performanca më e mirë. Kjo pajisje në fakt, mund të ketë një procesor më të fuqishëm se telefonat e “Apple”-it për disa tregje.

Bëhet e ditur se, “Galaxy S7” do të ketë një procesor Exynos 8890 të së njëjtës kompani, “Samsung”. Versioni i kësaj pajisje që do të tregtohet në disa vende, mes të cilave dhe SHBA e Kinë, duhet të ketë një version të frekuencës së lartë të çipave Snapdragon 820 të Qualcomm, më i fuqishëm se çipat A9 të “Apple” në multi-core.