Samsung Galaxy J Max del ne shitje

Samsung Galaxy J Max, që do të dalë në shitje në fund të korrikut, vjen me një procesor quad-core 1.5GHz, dhe me një ekran 7-inch.

Telefoni ka 1.5GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Një veçori tjetër e telefonit është bateria e  cila është 4,000mAh.

Samsung Galaxy J Max vjen me kamerë të pasme 8MP, ndërsa kamera e përparme është 2MP. Sistemi operativ i telefonit është Android 5.1 Lollipop.

Duke pasur parasysh madhësinë e ekranit, pajisja  vjen me kufje me Bluetooth, për t’ju ndihmuar të bëni thirrje në situata të ndryshme. Telefoni gjithashtu vjen me shërbimin 4G dhe me dy karta SIM .