Samiti në Paris, Putin refuzon të takojë Erdogan

Presidenti rus Vladimi Putin ka refuzuar të takojë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Duket se marrëdhëniet e tyre sa vijnë e tensionohen edhe më tej, pas ngjarjes së ndodhur, ku një pilot rus humbi jetën.

Erdogan gjatë një deklarate të dhënë më herët, ka shprehur dëshirën për të takuar Putin gjatë samitit për klimën, por ky i fundit ka refuzuar takimin.

Liderët botëror janë mbledhur në Paris ku po mbahet samiti për klimën.