Sa shumë e përdorin amerikanët internetin?

Një shumicë e madhe e amerikanëve janë online çdo ditë, dhe 21 për qind prej tyre kanë thënë se e përdorin internetin “pothuajse vazhdimisht”, raporton një sondazh i kryer nga Pew Research Center.

Nga 87 për qind e të anketuarve të cilët kanë raportuar se në vazhdimësi janë në internet, opsioni më i zakonshëm i zgjedhur ishte se ata të hyjnë në internet “disa herë në ditë”, ndërsa vetëm 6 për qind thanë se ata qasen online të paktën çdo ditë.

Të rinjtë janë më të prirur të thonë se ata janë në internet “pothuajse vazhdimisht” – 36 për qind e njerëzve të moshës 18-29 vjeç, dhe 28 për qind e grupit 30-49.

Çdo gjeneratë më e vjetër se kaq ka deklaruar se janë më të rrallë në këtë shprehi dhe statistikat për ata bien në mënyrë të konsiderueshme.

Ata me arsimim më të lartë dhe ata me më shumë të ardhura raportuar gjithashtu së janë online më shpesh.