Rusia kërcënon Evropën, stërvitje ushtarake pranë kufirit Estoni-Letoni

Një zëdhënëse e Ministrisë të Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se shteti rus ka nisur stërvitjenushtarake me rreth 2.000 trupa në rajonin perëndimor të Pskovit, në kufi me Estoninë dhe me Letoninë.

”Manovrat, që përfshijnë edhe 500 mjete luftarake, parashikojnë edhe parashutimin në masë të 1 500 ushtarëve”, tha zëdhënësja Irina Kruglova.

Ajo ka theksuar se stërvitja është realizuar si një mision për të shkatërruar ushtrinë e një armiku imagjinar.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Moska ka kryer një sërë manovrash ushtarakepranë kufirit me shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s dhe kjo gjë ka alarmuar edhe aleancën ushtarake perëndimore.