Rusia diskutoi shpalljen e luftës ndaj Turqisë

Rusia e diskutoi mundësinë që t’i shpallet luftë Turqisë pasi një avion Su-24 u rrëzua nga turqit.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se incidenti i 24 nëntorit, që rezultoi në vdekjen e një piloti rus, jepte arsye për luftë.

Megjithatë Rusia vendosi kundër “përgjigjes simetrike”.

Medvedev tha për një stacion televiziv rus: “Çfarë bënin shtetet në shekullin e 20 në një situatë të tillë? Niste lufta”.

“Ky ishte një sulm direkt ndaj një shteti të huaj”.

“Por në situatën aktuale, lufta është gjëja më e keqe që mund të ndodhte”.