Rriten çmimet dhe bien shitjet e gjelave të detit

Në vigjiljen e darkës së Vitit të Ri, gjeli i detit padyshim mbetet më i kërkuari për tryezat shqiptare. Një ndër zonat e njohura për rritjen e gjelave është ajo mes Elbasanit dhe Peqinit. Por këtë vit, fermerët thonë se nuk kanë shitje ashtu si më parë.

Qytetarët thonë se, çmimi i gjelit të detit varion nga 600 deri 800 lekë/kg, shifër kjo e papërballueshme për ta.

Edhe në Fier, konsumatorët pohojnë se nuk e përballojnë dot çmimin në rritje të gjelave të detit. Por shitësit justifikohen me cilësinë e mishit të gjelave, që sipas tyre, janë rritur me ushqim natyral dhe jo me koncentrate.

Megjithë rënien e fuqisë blerëse, shumë familje vazhdojnë të shfaqin interes për të blerë gjelin e detit, simbolin e darkës së Vitit të Ri.