Rrëfehet Ledioni: I vogël doja arusha, tani kam Sarën

Prezantuesi i “The Voice of Albania”, njëkohësisht i dashuri i trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha, ka qenë i ftuar në INTv, ku ka rrëfyer për jetën e tij nga fëmijëria, e deri në këtë prag 30-vjetori.

Bjondi i Top Channel kujtoi për “InLife”, se kur ishte i vogël, për shkak të varfërisë nuk kishte mundësi të blinte arusha prej pellushi, ndaj përqafonte jastekët.

Ledioni është shprehur gjithashtu për marrëdhënien me Sarën, 20-vjeçaren, me të cilën ka rreth dy vite që frekuentohet dhe së fundi i ka blerë unazën e fejesës. “Ajo më acaron ndonjëherë sepse merret më shumë më shumë me atë çfarë unë nuk kam bërë, sesa me atë që kam bërë”, ka thënë prezantuesi i “Big Brother”.