Ronaldo nuk përjashton mundësinë që të luajë për Barcelonën

Cristiano Ronaldo nuk ka dashur që të mohojë mundësinë që një ditë të bëhet futbollist i Barcelonës.

 Sulmuesi i Real Madridit mendon që është shumë e vështirë që të ndodhë një kalim i tij tek rivalët më të urryer të ‘Los Blancos’, por një gjë e tillë nuk është e pamundur sipas portugezit.

Ka kohë që emri i Ronaldos është në titujt kryesorë të gazetave, të cilat e shohin futbollistin larg ‘Santiago Bernabeut’.

Por kur është pyetur se në rast të largimit a do të shkonte te Barcelona, ai është përgjigjur: “Është e vështirë, por jo e pamundur. Siç kam thënë edhe më parë, në futboll asgjë nuk është e sigurt. Gjithçka është e hapur në të gjitha ligat. Mund të ndodhë që edhe e përfundojë karrierën te Reali, por thjesht po mundohem që të tregohem i sinqertë”, deklaroi CR7.