Rita Ora ka hyrë në ligë të madhe

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të performojë ‘live’ para para audiencës së amfiteatrit të madh “Dubai Media City Amphitheatry” në festivalin muzikor “RedFest DXB” muajin e ardhshëm, por nuk do të ndihet në presion për shkak të përvojës që ajo tashmë ka fituar.

Ylli i hitit “I Will Never Let You Down” ka marrë pjesë në listën e yjeve të cilët kanë performuar në këtë festival i cili është mbajtur për herë të parë në vitin 2014. Ndër yjet tjerë pjesëmarrës ishin edhe Jessie J, Naughty Boy, Lumineers e të tjerë. Që atëherë, vetëm gjërat e mira kanë ndodhur për këngëtaren e lindur në Kosovë, shkruan “thetodaypost”.

Ajo ka performuar ‘live’ para audiencës së Hollywoodit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar vitin e kaluar, duke kënduar këngën “Grateful from Beyond the Lights” e cila ishte e nominuar për Kënga më e mirë origjinale.

Muaj më parë, gjërat për 25 vjeçaren ishin më shumë “surreale” pasi që ajo këndoi në vjetorin e koncertit të veçantë për bamirësi për presidentin amerikan Barack Obama, transmeton Koha.net. Në të njëjtën kohë, ajo po ashtu ka marrë pjesë edhe në javën e modës në Paris, duke thënë: “Të dy këto gjëra ishin shumë për mua. Dua të them se kam qarë! Ishte shumë stresuese por edhe mahnitëse – padyshim një përvojë e ‘çmendur’”.

Rita Ora së fundmi ishte edhe pjesë e jurisë së shfaqjeve televizive të tilla si “The Voice UK” dhe “The X Factor”.

“Unë thjesht është dashur që të përsëris dhe tani ta bëj atë. Dua të them se nuk mundeni vetëm të përgatitni vetveten për adrenalinën me diçka të tillë, kështu që ju duhet të jeni të përgatitur dhe të ecni me ritëm me veten”, ka thënë këngëtarja.

A përpiqet Rita Ora të bëjë kontaktin me sy me presidentin amerikan apo me ndonjë mbret të Hollywoodit?

“Përpiqem që të mos shikojë direkt në sy njerëzit kur jam duke performuar, sinqerisht! Mund të t’ju hutoj pak a shumë”, tha Ora.

Tani për tani, Rita po kërkohet në një numër të fushave të ndryshme, transmeton Koha.net. Ajo është duke finalizuar albumin e saj të ri, i cili do të lansohet më vonë këtë vit. Sa i përket aktrimit, është vendosur se ajo do të luajë edhe në dy pjesët e ardhshme të franshizës “Fifty Shades of Grey”. Po ashtu ka bërë bashkëpunim edhe me firmën e njohur Adidas, bashkëpunim i cili do të lansohet javën e ardhshme.

“Është pak e ngarkuar, ka mjaft për t’u bërë në këtë kohë”, tha Rita duke bërë shaka. Këngët e punuara me këngëtarët e njohur si Iggy Azalea, Charlie XCX, Chris Brown dhe Sigma, vetëm se ia kanë shtuar famën Ritës. Ajo së fundmi i është bashkuar edhe shumë bashkëpunimeve të mëdha.

Njëra nga këngët e albumit të saj të ri, i cili do të lansohet së shpejti, është një duet me të famshmin Prince. Dhe duke folur për mega-yjet e muzikës, Rita gjithashtu ka pasur privilegjin që të këndojë ‘live’ me mbretëreshën e pop-it Madonnan vitin e kaluar, e cila mori një mirëpritje të ngrohtë në skenë.

“Jam fanse e madhe e saj, Madonna për mua është një person që ka thyer shumë barriera dhe na ka lejuar që të bëjmë shumë më shumë gjëra dhe ajo padyshim është një nga frymëzimet më të mëdha, për karrierën time është karriera e femrës që unë dua ta ndjek. Sa për Prince, ai ka bërë shumë këngë të rëndësishme për jetën time. Bashkëpunimi me të, ju kujton se çfarë ju tërheqë tek ai në radhë të parë”, ka thënë 25 vjeçarja.

Çfarë ka mësuar ajo më pas, kur punoi me artistët të cilët ajo përshkruan si “legjenda të gjalla”?

“Së pari ata janë njerëz, por pse ata janë aq të mëdhenj është se ata mendojnë ndryshe për gjithë të tjerët. Nëse arrini në këtë pikë atëherë kjo është pjesa freskuese. Pikëpamja e tyre është aq unike dhe me të vërtetë është e mahnitshme, është një gjë e madhe të mësosh rreth procesit të krijimit të tyre”, është shprehur Ora.

Por, pavarësisht audiencave të mëdha, aktrimit dhe modelimit, Rita Ora thjeshtë është një profesioniste edhe në ato momente nervoze.

Duke folur për albumin e saj të ri, asaj i pëlqen përvoja e “një letre të provimit me të cilin herët apo vonë duhet të merret me të”.

“Këngët janë përfunduar, por në album dëshiron që të shtosh më shumë e më shumë, por unë kam caktuar një afat kështu që më duhet që ta respektojë atë”, ka përfunduar ajo.