Rishikohet sërish buxheti, para KESH-it për të blerë energji

Qeveria detyrohet të rishikojë  për të tretën herë buxhetin e vitit 2016, me qëllim kalimin e fondeve te KESH-i për blerjen e energjisë, një nevoje e ngutshme pas rënies së nivelit të ujit në kaskadën e Drinit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Shkëlqim Cani, sipas të cilit akti normativ parashikon një rishpërndarje të fondeve.

Sipas të dhënave të KESH-it, hidrocentrali i Fierzës ditët e fundit ka pasur prurjet më të ulëta në dhjetë vjet. Prodhimi i energjisë elektrike është nën kapacitet për të ruajtur rezervat në kaskadën e Drinit, ku janë regjistruar vetëm tri ditë reshje në gjashtë muajt e fundit.