Rinis me 2.5 milion kopje Charlie Hebdo

Një qen që ia mbath me një kopje të revistës “Charlie Hebdo” në gojë dhe ata që e ndjekin janë karikaturat në formë qeni me fytyrën e Nicolas Sarkozy, Marine Le Pen, Papa Francesco dhe një xhihadist, i cili prezantohet si një ujk i zi me një kallashnikov në gojë. Piktura të errëta në sfondin e kuq dhe me titullin “C’est reparti!” (rifillojnë). Kjo është kopertina e numrit të ri të Charlie Hebdo, i dyti pas atentatit të 7 janarit, i cili do të dalë në shitje të mërkurën, më 2.5 milion kopje të printuara. Numri i shkuar i Charlie Hebdo, i cili doli në shitje pak ditë pas atentatit të pësuar në redaksinë e gazetës, prodhoi 7 milionë kopje, të cilat u shitën në të gjithë Francën.