Reportazhi i RAI/ Trafiku i armëve nga Shqipëria që u përdorën në masakrën e Parisit

Gazetarët e RAI-t kanë bërë një reportazh ku tregojnë mënyrën se si trafikantët shqiptarë të armëve arrijnë të kalojë ato jashtë vendit. Në një reportazh të publikuar, tregohet një moment në liqenin e Shkodërs kur dy trafikantë kanë arritur të kalojnë natën në Malin e Zi së bashku me dy kuti me kallashnikovë dhe pistoleta.

Në darkë ata i fshehin armët ndërsa kthehen në mëngjes për t’i marrë ato dhe për të nisur tregëtinë. Një prej tyre thotë se një kallashnikov shitet për 400-450 euro ndërsa një granatë 40-50 euro. Sipas gazetarit ato trafikohen edhe me peshkarexha drejt Evropës për të rënë në duar të mafias apo terroristëve. Trafikanti, një djalë i ri thotë se ato kalojnë në të gjithë Evropën ndërsa nuk i intereson kush i ble. “I ble kush i nevojitet” – thotë ai.