Renditja sipas shkallës së sigurisë: Kosova e Shqipëria në vendet 64 e 65

Vendi më i sigurt në botë konsiderohet Islanda, kurse vendi më i pasigurt është Siria. Maqedonia konsiderohet vendi më i pasigurt në Ballkanin Perëndimor.

Organizata “Global Peace” ka bërë renditjen e vendeve të botës sipas shkallës së sigurisë.
Sipas raportit të fundit të “Global Peace”, në pesë vendet e para më të sigurta renditen: Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Zvicra.
Ndërkaq, shtetet më të pasigurta konsiderohen Afganistani dhe Siria. Afganistani renditet në pozitën e parafundit, në vendin 161, kurse Siria renditet e fundit, në vendin 162.
Në bazë të hulumtimeve të “Global Peace”, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë larg njëri-tjetrit përnga shkalla e sigurisë. Sipas renditjes së organizatës, më së miri qëndron Serbia, kurse më së keqi qëndron Maqedonia. Kosova e Shqipëria renditen pranë e pranë, në pozitat 65 e 66.
Serbia është renditur para të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në pozitën 52, Mali i Zi zë vendin e 55-të, Bosnja e Hercegovina pozitën 61, Kosova rëednitet në vendin e 64-të, Shqipëria gjendet në një pozitë më poshtë, në vendin 65, ndërsa më së keqi në rajon renditet Maqedonia, në pozitën 87, transmeton INA.