Remzije Sherifi: Të Lindësh për së dyti…

“Në vitet ‘90, për më tepër se një dekadë tё gjitha ëndrrat e mia isha e detyruar t’i mbylli në çelës. Jetoja me frikën se mos po i humbisja njerëzit, që i doja më shumё se veten. Dëshira dhe shpresa ime e vetme ishte para së gjithash t’i shoh fëmijët e mi duke u rritur.”
Kështu nis rrëfimin e saj Remzije Sherifi. U nis familjarisht pёr nё Skoci, sё bashku me 360 shqiptarë tё tjerё. Kjo gjё u bё e mundur nё sajё tё programit humanitar tё Mbretёrisё sё Bashkuar nё kohёn e Luftёs sё Kosovёs. Remzija na thotё se ishte njё rrugёtim i gjatë dhe me plot ankth, por kur mbёrriti nё aeroportin e Glasgow mori mё sё fundi frymё lirisht. Ishte larg rrezikut pёr torturim, ekzekutim apo masakrim. Ajo e cilёson si ditё lindjen e dytё.
Mbretёria e Bashkuar me mbёshtetjen e ofruar ju dhuroi njё jetё tё re familjes sё Remzijes dhe shumё e shumё shqiptarёve tё tjerё. Ajo filloi tё merrte mjekimet e para, pasi vuante nga kanceri. I shpёtoi vuajtjeve tё luftёs sё Kosovёs, por nuk e dinte nёse do t’i shpёtonte luftёs me kancerin. Ishte nё listёn e pacientёve qё do tё operoheshin dhe ajo po vuante shpirtёrisht. E ndjente brenda vetes se kishte ende pёr tё dhёnё nё kёtё botё, ishte herёt pёr tё ikur…’Disa gjëra në jetё janë rastësi, por për realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve duhet forcё, energji pozitive e inspirim, ’ shprehet Remzija. Kёto nuk i munguan Remzijes, dhe falё mbёshtetjes sё familjes arriti tё dalё me sukses nga operacioni.
Jeta nuk tё jep shanse tё dyta nё çdo kohё, ndaj ajo u motivua qё tё shfrytëzonte në mënyrë racionale çdo minutë. Nismat e para të punës sё saj vullnetare ishin produksioni teatror me femijёt kosovarë dhe u angazhua pёr tё themeluar grupet e valltarёve. Kёto ishin bazat e forta pёr themelimin e bashkёpunimit shqiptaro-skoces ‘AlbScott’. Mbi pesё vite punoi vullnetarisht kryesisht nё shoqata e institucione joqeveritare pёr rininё dhe gratё nё Scottish Refugee Coucil.

10699100_10202011443121303_2045965852_nNё sajё tё eksperiencёs qё fitoi, sot ёshtё koordinatore e Maryhill Integration Network dhe ende koordinon ‘AlbScott’. Shkroi tekstet e skenarёve tё 15 produksioneve teatrale tё shfaqura nё manifestimet dhe festivalet mё prestigjoze nё Skoci, si atё tё Edinburgut ‘Go Dance Festival’, festivali i filmit dokumentar tё tё drejtave tё njeriut.
Gjithashtu, trupa tashmë internacionale e valltarёve nё bashkёpunim me ‘Barrowland ballet’ performuan nё hapjen solemne pёr nder tё nisjes sё shtegtimit tё stafetёs sё Mbretёreshёs nёper shtetet e Comonwelth-it. Remzija, nё bashkёpunim me Scotish Opera ka punuar nё produksionin e operёs “Anamchara”/”Këngët e Miqësisë” qё u prezentua nё Teatrin Mbretёror. Në bashkёpunim me Open Museums ka organizuar ekspozitёn 1+1 : ‘Jetë dhe Dashuri’ qё gjatё kësaj vere ishte e hapur nё Galerinë mё tё vizituar nё Skoci.

Duke parё aktivitetet dhe eventet nё tё cilat ajo ёshtё kryesisht organizatore, kupton se Remzija nuk ka tё ndalur. Ka koordinuar dhe ёshtё producente e publikimeve:”Second Home” antologji me prozë e poezi të autorёve ndёrkombёtar qё jetojnё nё Skoci, “Heart of the Home” libri me përmbledhje tё Recetave të gatimit nga 22 shtete duke përfshirë edhe nga trojet shqiptare, “The right to dream”,e shkruar nga poetёt e rinj “Tiny Songbirds” përmbledhje dhe Cd me ninulla nё gjuhë të ndryshme si dhe shqip. Gjithashtu ёshtё marrё me koordinimin dhe publikimin e “Shadow behind the sun” libёr ky qё u nominua pёr shpёrblimin ‘Saltire Price”. Ka shkruar skenarin e dy filmave tё shkurtёr “Pa zgjidhje” e “Vendlindja tё thёrret” qё u realizuan me shtёpinё kinematografike “Media co-op” e qё patёn jehonё nё Skoci e mё gjerё.
Siç vёrehet ajo nuk e harron gjuhёn shqipe dhe shqiptarёt. Veç kёsaj, nё bashkёpunim me dizajnuesit nё Glasgow tё ‘School of arts’ qё nga 2004 me dy grupet e grave qё i koordinon “Oasis ” dhe “Mother Theresa” ka organizuar kurse pёr dizajnimin dhe qepjen e kostumeve tradicionale nga trevat shqiptare e vendeve tё tjera tё botёs.
Kёto kostume u ekspozuan nё ‘Kelvingrow Art Galery’, ‘Borrel colection.st’, ‘Mungos museume’ e galeri te tjera. U organizuan sfilada tё shumta pёr tё prezantuar thesarin e begatё tё kostumeve shqiptare.
Kontributi i saj nё shoqёrinё britanike u vlerёsua. Pёr punёn nё fushёn e zhvillimit shoqёror , tё artit dhe kulturёs ёshtё shpёrblyer e nderuar nё 2009 si kampione komunale (E pёrzgjedhur nga Evening Times), nё 2010 me Champione championeve pёr Skocinё, nё 2012 kampione nё lёmin e artit e kulturёs. Çmimi i fundit i 2012 pёr arritjet e komuniteteve nё Skoci. Mё 2013 mori çmimin ‘Gruaja Emigrante e vitit’. ‘Theksoj se kёtu çmohen vlerat njerëzore, kontributi ynё edhe pse jemi nё dhѐ të huaj! Pёr mua ishte nder , privilegj dhe surprizё e këndshme.,’kёshtu shprehet Remzija pёr çmimin e marrё. Ky çmim mё vonё u pasua, nga njё tjetёr ‘Life time achievement Award”, tё cilёn ajo ja dedikon prindёrve dhe motrёs që nuk janё mё si dhe familjes e nipave e mbesave: Rronit, Kanit , Gretës dhe Edës.

10681657_10202011443081302_601621215_nRemzija nuk ёshtё veçse njё grua qё ka arritur suksese nё jetё, por ka edhe njё familje tё mrekullueshme. Ёshtё nёnё e tri djemve. Ajo e cilёson familjen si thesarin mё tё çmueshёm dhe mё tё shenjtё. Me mbёshtetjen e bashkёshortit, Remzija ёshtё pёrpjekur qё kulturёn angleze ta ndёrthurrё me atё shqiptare, nё mёnyrё qё fёmijёt tё merrnin njё edukim tё drejtё dhe tё shёndetshёm, duke ruajtur gjuhёn, bujarinё dhe fisnikёrinё. Sipas saj, janё vlerat mё të larta të kultivimit të pёrkatёsisё dhe ndjenjёs kombёtare.

Atdheu pёr tё ka kuptim multi dimensional. ‘Atdheu ёshtё vendi ku mё ёshtё robёruar shpirti… Atdheut i takon e kaluara ime, nё Skoci po e jetoj tё tashmen dhe mbetem me shpresё se nё Kosovё do ta kaloj tё ardhmen…’ shton Remzija. Ёshtё patriote nё shpirt dhe krenare qё ёshtё shqiptare, ndaj ju bёn thirrje shqiptarёve nё mbarё botёn tё bashkёpunojnё me njёri-tjetrin qё tё jenё tё suksesshёm. Suksesin, e arriti nё saj tё entuziazmit, pasionit dhe pёrkushtimit ndaj punёs.

‘Eksperenca dhe puna kolektive, respektimi dhe prania e mendimit tё tё tjerёve dhe padyshim vizioni largpamёs. Inspirimi dhe drita nё rrugёtimin tim kanё qenё fёmijёt e mi. Merita tё posaçme pёr kёtё dhe i jam shumё mirёnjohёse ёshtё pёrkrahja e pashoq e bashkёshortit tim.’ thekson Remzija.

Esmeralda Sadikaj