Receta shtëpiake kundër erës së keqe të gojës

Era e pakëndshme e gojës është shqetësim për të gjithë ne kohë pas kohe. Por, në vend se të lejoni t’ju kapë paniku dhe shmangim kontaktet me njerëz, ju këshillojmë të provoni këto receta të cilat me lehtësi mund t’i përgatitni në shtëpi ose në punën tuaj.

Majdanoz
Pas një dreke me bazë hudhre eliminoni erën e rëndë duke ngrënë gjethe të freskët majdanozi. Përtypeni një kohë gjethen e majdanozit para se ta përpini atë.

Hani një lugë kafe
Shumë efektive në largimin e erës së pakëndshme është edhe kafeja, nëse ajo hahet. Po, të hahet. Mbushni një lugë kafe të pjekur dhe mbajeni atë disa sekonda në gojë, para se ta përpini. Më pas mund të pini edhe një gotë ujë.

Lëvore portokalli
Era e rëndë kur je esëll largohet lehtë duke ngrënë ndonjë ushqim (mundësisht karbohidrate). Për të rifreskuar frymëmarrjen është mirë që të hahet hera-herës pak lëvore portokalli.

Tretësirë mëllage
Një metodë për të pasur gojën gjithnjë të dezinfektuar dhe frymëmarrjen të freskët është përgatitja e këtij lëngu me përmbajtje mëllage. Veproni kështu: Në një gotë uji të vluar fusni një lugë lulesh mëllage. Me t’u ftohur, shtoni disa pika lëng limoni dhe pini tretësirën e fituar.

Shpëlarës me borzilok
Tretësira me gjethe borziloku është një metodë tjetër e shkëlqyer për të pastruar gojën dhe parfumuar frymëmarrjen. Veproni kështu: Zieni një grusht gjethesh të thata borziloku. Lëreni të ftohet dhe me lëngun e marrë shpërlajeni disa herë gojën.

Ananas
Nëse janë shqetësimet e zorrëve që shkaktojnë erën, është mirë të hahen fara kopre, ananasi ose një gjethe borziloku e freskët. Por një vakt i rëndë, përveç larjes së dhëmbëve (gjë që duhet të bëni gjithnjë) është mirë të provoni ndonjë ilaç me klorofil.

Miell elbi
Nëse mishrat tuaj të dhëmbëve gjakosen, lajini dhëmbët të paktën një herë në ditë me miell elbi të trazuar me kripë të bardhë të imët dhe lëng molle. Kjo recetë është e nevojshme edhe për të mbajtur dhëmbë të bardhë e të ndritshëm.