RD hidhet në sulm, e lidh Bojaxhiun me Olsi Ramën

Ka disa ditë, që disa portale të vogla, kryesisht të lidhura me të djathtën, flasin për një lidhje të mundshme mes Gjergj Bojaxhi dhe vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Sulmi vjen në një kohë kur Bojaxhi thotë se do të krijojë një parti të re, ndërkohë që performanca e tij si kandidat në zgjedhjet lokale ishte domethënëse.

Por këto sulme janë rimarrë nga gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike.

Por ku qëndron lidhja?

Thuhet se analisti Eduard Zaloshnja, një zë përkrahës për Bojaxhiun, mbron edhe koncesionin për mbledhjen e TVSH-së, pas të cilit ka spekulime se qëndron Olsi Rama.

Këto akuza vijnë në një kohë kur PD thuhet se po jep sinjale për zgjerimin e koalicionit me disa parti që kanë bashkëpunuar me mazhorancën aktuale.