Raporti i Bankës Botërore, rritja ekonomike në Shqipëri jo më shumë se 3.5%

Raporti i Bankës Botërore parashikon që rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë dhe ecuria e saj drejt rritjes do jetë me ritme të ngadalta.

Sipas parashikimit të Bankës Botërore në tre vitet e ardhshme rritja ekonomike në Shqipëri nuk pritet t’i kalojë 3.5 %. Ndërkohë qeveria ka parashikuar që rritja të jetë më e madhe se 3.5% që prej vitit të ardhshëm.

Nëse nododh parashikimi i Bankës Botërore atëherë rimëkëmbja ekonomike e vendit do bëhet me ritme të ngadalta.